• |
ide | kryesore

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të ketë një tjetër dosje

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi tha se më 30 qershor mori fund vizioni i kryeministrit Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist.

Ajo po ashtu paralajmëroi një tjetër dosje të bujshme hetimore, përveç “184” dhe “339” ku flitej për blerje votash në zgjedhje. Kryemadhi tha se do të ketë edhe një dosje “30 qershori”.

“30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Sot kemi një raport të ODIHR, që thotë se në zgjedhje një parti u regjistrua në mënyrë të jashtëligjshme. Dosja “184” dhe “339” do kenë bashkëudhëtare edhe dosjen 30 qershori. Se Rama nuk ndejti dot pa futur dorën tek kutia, procesverbali, gjithë procesi zgjedhor”,- tha ajo


4 Comments

  1. Bejeni aman. Vetem boll folet. Punoni dhe ulni kokat. Flisni qete me llogjike me argument me fakte. 30 vjet po njesoj. Beni ate qe duhet bere pa blablabla. Flisni si njerez te rritur dhe te moderuar. Jo si mesjetare. Na merzitet. Po njesoj.

  2. Kjo seshpejti do te shkoje ne te semes sepse i ka rene limfoma (kanceri ne gjake) qe nuk ka shpetim. Po harxhon disa nga paret qe i ka marre hallexhive neper spitalet e amerikes dhe te Italise por eshte e kote.

  3. Ku merr vesh perbindshi!?As sorollopet e PS-se!??Jane njesoj u duket vetja te pagabueshem, ma te miret, rraca me e larte shqiptare,fodulleku arrin deri atje sa edhe pse me ~20% te popullit qe i voton, e quajn veten fitues!!??
    Ne po na udheheqe pakica ePS-se.Edhe kjo pakice jane antar te PS-se, familjare e farefis te tyre.Jane ato qe punojne ne zyrat dhe institucionet shtetrore,jane peefituesit e pare te koncensioneve,te tenderave te PPP-ve,ato me konflikte interesi edhe ne trafikimin droges (pronar toke-parcele,kultivesit e mirembajtesit ,ato qe bejne,korrje mbledhje,magazinim, e shperndarje!?
    Ky asht 20% I shqiptareve qe kane mundesi me ba turizem.Pra perbindshi Edver kanceri,kete kategori njerezish ka kercenu me heqjen e te drejtes me udhetu ne SHBA dhe ne EU!
    Ne te tjeret….,e po nejse!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *