• |
ide | kryesore

Meta: Ju tregoj ç’po ndodh me Ramaformën

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta shkruan mes ironisë e kunjëve në Facebook se si Reforma në Drejtësi u kthye në Ramaformë. Ai premton se do ta tregojë më pas si ka ndodhur ky ndryshim dhe thumbon ndërkombëtarët duke thënë se edhe sikur reformën ta kishte bërë sekretari i Ramës në keyeministri, kjo do të ishte e mirē për Shqipërinë. 

“Duke udhëtuar drejt Tropojës sapo përfundova leximin e shtypit për sot. Ndaj ju ftoj edhe ju që të lexoni me vëmendje një shkrim i cili ndihmon për të kuptuar si funksionon shndërrimi i Reformës Historike të Drejtësisë të 21-22 korrikut në Ramaformë. Më vonë, kur të jem më i lirë që të shkruaj me terezi do kënaqeni kur t’ju tregoj se pse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Askush më mirë se unë nuk ua tregon dot, jo se jam ndonjë tregimtar i madh, por për shkak të detyrave të larta edhe si ish-Kryetar i Kuvendit e si President i Republikës.

Të jeni të sigurt se fajin nuk e ka Reforma e bërë me 140 vota në Kuvend tre vjet më parë, por transformimi i saj në Ramaformë bashkë me një kor të strukturuar ndërkombëtar që nuk do të pranojë bashkëfajësinë për këtë dështim që po e vuajnë qytetarët, ekonomia dhe biznesi.

Shpresoj që këto “arritje” të Ramaformës të mos i mësojnë Profesorët e nderuar të Komisionit Venecias, të paktën gjatë verës, se më e pakta do kalojnë në gjendje të fikti, përveçse s’do e kuptojnë kurrë pse duhet të punonin e studionin për mëse një vit me intensitet aq të lartë e të vinin e të iknin shumë herë kur këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Agaci për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l’Albania”.

E di që disa do thonë se kam frikë nga Reforma në Drejtësi e sidomos nga Spaku. Pa merak për të gjithë sepse sapo kalova edhe Spaçin. Kalofshi bukur sot të gjithë.”- shkruan Meta. 


5 Comments

  1. Edhe gruevski shkruajti disa her, se sa keq po beheshin reformat dhe se si duheshin ber. Dhe ne fund e pam se si perfundoi. Pushime te mbara o burri i mones.

  2. O Teto qe ke shkruar me lart qenke komplet Kar. Eshte shume ironike, por do thoja me plot goje qe “nje dite ndofta do te duhet ta falenderojme kete president (qe realisht mund ta meritoje burgun) se keto qe po ben tani vetem karat nuk e kuptojne e vleresojne

  3. Pse nuk ja keni bashkangjitur shkrimin e mili xhanit o laps qe sqaron si qendron e verteta. Se ne fakt vetem fakti sa serbes flasin hajduterit per burgje ne keto 6 vjet tregon me se miri se planet jane hartuar shume perpara se ram kerma te vinte ne pushtet dhe kur erdhi e vuri ne zbatim. Prandaj kriminelet kane qene kaq te pashqetsuar edhe rugeve te shqiprise dhe jo vetem. Pra zullumqarin rame qafirin e sollen te felliqur te tjere ne pushtet pse jo edhe permes 21 janarit per ti amnistuar perfundimisht dhe patjeter lazgari ram eshte paguar mire per kete. Nga?! Tablone tani e kemi shume te qarte. Qelbsi i babzitur ram nuk eshte peng i askujt ai thjesht eshte nje kryemafjoz nje kryekriminel i pashoq ne historine e shqiprise dhe shqiptareve. Nga ne dhe pasardhesit do jete nje emer me shume ne krye te listes se me mostrave te perbindshme te neveritshme qe per zot kane lekun. Edhe po i shpetuan drejsise njerezore tjetres nuk do ti shpetojne dot absolutisht . Dhe as mallkimit te ketij populli ne te cilin kane hyre me kohe.

  4. i pa emer e me mut ne tru nuk ka si te jet ndryshe per ty se ti je nji vllehoserbogrek emrat e tu jan gjithmon teto,bozo,beso,koqo,nazarko,nano,kumbaro,majko,brqe,harito,e ter qenefin sllavogrek qe rama ju ka zgjedh.kristaqis janatullos edvinis spiro kolekis rama lufton qe shqiperin e kosovemn tu shes serbve dhe grekve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *