• |
ide | kryesore

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Klos, vret 28 krerë dhi

Lajme, Të fundit


Pasditja e sotme është shoqëruar me shtrëngata shiu në zonat malore të Klosit. Në njësinë administrative Xibër në bashkinë e Klosit, shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtish, e cila ndodhej në mal në kullotë.

Mësohet se të paktën 28 krerë bagëti të imta dhi kanë ngordhur nga goditja e rrufesë. Për fat të mirë, çobani H.Z, nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtitë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *