• |
ide | kryesore

Sezoni turistik, policia paralajmëron masa ndëshkuese për subjektet që kalojnë normat e zhurmës

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të task – forcës “Për sezonin turistik veror 2019” ka marrë të gjitha masat për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare.

Këto veprime janë ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të task – forcës për sezonin veror, veprime të cilat sipas Lokës erdhën nga ankesat që kishin shkuar në muajin qershor në polici, për prishje të qetësisë së pushuesve nga muzika e lartë nëpër lokale.

“Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë “LIVE”, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë.”, sqaron Lako.

Ndërkaq ai bën me dije se Policia do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme dhe do ndëshkojë çdo subjekt që lejon zhurmë tëj normave.

“Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara.”– deklaron drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *