• |
ide | kryesore

Ishin shpallur në kërkim, dy të arrestuar në Lezhë

Lajme, Të fundit


Ne vijim te punes për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, policia e Lezhes ka arrestuar dy shtetas qe ishin ne kerkim, njeri per droge e tjeri per dhune ne familje.

Ne pranga jane vene G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë, i denuar me burg per trafik te lendeve narkotike dhe shtetasi B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka qelluar me sende te forta ne koke vellain.

Njoftimi

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë

Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij,për veprën penale “Dhuna në familje”,pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta në kokë vellain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *