• |
ide | kryesore

Korçë, arrestohet 39-vjeçari, qëlloi me çifte drejt një banese

Lajme


Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi qëlloi me armë gjahu në drejtim të banesës së një shtetasi.

Policia thotë se “ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7 në Korçë, ku një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.”

Arrestimi i tij u bën pas një telefonate në numrin 129.

“Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale të arrestuarit iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ai akuzohet për për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *