• |
ide | kryesore

Mogherini: Gabim i madh nëse në tetor nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit


Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini e cilëson gabim të madhe nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut nuk i hapen negociatat për anëtarësim në tetorin e këtij viti.

Gjatë një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Mogherini është shprehur se nëse vendet anëtare nuk marrin vendimin sidomos për hapjen e negociatave me Shqipërinë  dhe Maqedoninë  e Veriut do të ishte një gabim i madh.

Po ashtu Mogherini tha se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet procesit të Berlinit nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

“Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”, është shprehur ndër të tjera Mogherini.

Ndërkaq Këshilli i Evropës do të mblidhet në tetor ku do të diskutojë për dy shtet Ballkanike. Franca dhe  Holanda janë dy vendet që mbajnë të bllokuar këtë proces.


4 Comments

  1. shkaketare qe shqiperia nuk u pranua jeni ju qe nuk denonconit kriminalitetin drogen e drejtesine e kapur por vetem genjenin. ju zofte mallkimi i shqipetareve moj rrace e keqe dhe tani namban koferenca

  2. A i kemi votuar ne keta? A mund te guxoj nje km te beje fushate me tepsi timon e filxhan ne dore. Ne nje nje vend tjeter do ta kishin mare me domate te kalbura dhe nje nje dru te mire mbrapa qe ta mbante mend mire. Se me fajin e ka ky e fajin e ka ai te fiset zulu shkon. Ndjese se njerez jane dhe fiset. Packa se trajtohen si kafsh nga udheheqesit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *