• |
ide | kryesore

Të shkarkuarit nga vettingu janë ende pjesë e sistemit të drejtësisë, ushtrojnë avokatinë

Lajme, Të fundit


U hoqën nga sistemi si avokat dhe prokuror por të gjithë të shkarkuarit janë sërish ne sistem por ketë herë si avokat. Të gjithë kanë patur më parë edhe një licencë avokati që e kanë aktivizuar sapo kanë mësuar vendimin.

Janë larguar nga vettingu por të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, duke nisur që ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ish- anëtarët e shkarkuar të saj, ish- anëtarët Gjykatës së Lartë si dhe prokurorët janë sërish në sistem, por këtë herë si avokat.

Kjo pasi të gjithë kanë qenë të pajisur para vettingut me licenca avokatie madje disa prej tyre kanë patur edhe zyra ne hije, të cilat i kanë aktivizuar menjëherë pas shkarkimit, duke u përballur me kolegët tashme në një forme tjetër.

Në ndryshimet që iu bënë ligjit të avokatisë përcaktua se të larguarit e vetingut nuk do të pajiseshim me licenë avokatie, madje gjatë diskutimeve në komisione përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare te Avokatisë, u shprehen se avokatia nuk do të ishte strehe e te korruptuarve.

Por kjo mesa duket ka qenë vetëm ne letër pasi ligji nuk ka veti paravepruese dhe ndalimi për të ushtruar të drejtën e avokatit është vetëm për ata që nuk kanë patur me parë licencë, gjë që deri tani nuk rezulton të ketë ndonjë rast.

Aktualisht ne te gjithë vendin janë të regjistruar me licencë avokati afro 13 mijë persona shumica e tyre nuk e ushtrojnë profesionin pasi kanë aktivitete te tjera siç është rasti i prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët vijojnë të jene pjesë e sistemit./ Ora News


5 Comments

  1. Nuk po kuptoj shkrimin.
    Nqs nuk jane prokurore e gjyqtare per shkak te vetingut, dua tu them dy fjale
    1. Te gjitha shkarkimet jane te dyshimta sepse i bene ca inkopetenta ordinere me urdher partie , qe u kapen se ku ka marre 1000$ para 20 vitesh kur ka blere makinen(?) per ta shkarkuar x apo y
    2. Me shume pasuri kane anetaret e KPK qe nuk kane firmosur kurre bordoro se gjyqtaret dhe prokuroret qe u shkarkuan.
    3. Kaluan vetingun Dvorana e Prela dhe u shkarkuan gjyqtare e prokurore qe kane denuar me qindra kriminele, apo qe hetuan politikane ( prok disjes pergjimeve dhe gjyqtaret qe firmosen pergjimet jane shkarkuar, ato qe bllokuan hetimet jane SPAK-u i ardhshem)
    4. Avokatia eshte profesion i lire si te hapesh nje zyre konsulence etj, dhe mendesia komuniste arrin deri aty sa edhe avokatet duhet te jene MAVI rilindas,

    Mjaft o te mjere se boll e shkaterruan drejtesine e dhunuan ligjin!
    Mos u beni pale me keto te paudhe qe me ca plehra nderkombetare na bene gjemen e tani po tallin k… me ne!

    1. Në fakt përdhosja e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, filloi që në vitet e para të përmbysjes së diktaturës enveriste, pikërisht me kthimin e disa prokurorëve e gjykatësve që kishin dënuar me vdekje , burgosur e internuar për motive politike me mijra shqiptarë e që na u bënë avoketër të së keqes.
      Të tillë avoketër si Hidajet Beqiri përdori Rama, për të zëvëndësuar Gjykatën kushtetuese.

  2. Guri e kupton që mbizotëron filozofia fshi sistemin dhe vendos ushtarët dhe marionetet e sektit….:
    Keta te kene pasuri deri në pafundesi ndërsa antaret e sistemit te drejtesise mos kene je shtepi apo makine qe jane perballur me lloj e lloj krimineli.
    Anastas angjeli, Belinda balluku, arben ahmetaj me shoke kane shtepi edhe në boston USA edhe në Angli ndërsa një person i drejtesise mos kete as shtepi
    Jam dakort sistemi Duhet pastruar Por nga profesionoste dhe me nje standart
    Keta e qelben Fare dhe perfudnimisht opozita paska patur Të drejtë qe e kanë dashur për ta kapur këta te rivdekjes.

  3. HIQINI TE GJITHE PA PERJASHTIM NESE E DONI NDOPAK KETE VEND .
    HIQINI TE GJITHE PA PERJASHTIM NESE DONI QE KY VEND TE BEHET .
    HIQINI TE GJITHE PA PERJASHTIM NESE KENI PERENDI .

    1. Hiqini të gjithë ?
      Një fjalë goje.
      Puna është sëpari që nuk janë të gjithë njëlloj por një pjesë e madhe e shqiptarëve e kanë siguruar bukën e gojës me punë të nderëshme.
      Mandej kush qenkan ata që do ti “heqin të gjithë” ?
      Këta politikanë e juristë kanë abuzuar kush më shumë e kush më pak, ngaqë janë zgjedhur me “vota” të vjedhura e me ndihmën e bandave kriminale.
      E pra cilido shqiptar që është i ndershëm dhe i privohet e drejta e tij për të jetuar normalisht, duhet të ngrihet e të protestojë me forcë kundër çdo qeverie e drejtësie të korruptuar e në zgjedhje të mos gabohet me 5 mijë lekë për ta shitur votën për politikanë të korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *