• |
ide | kryesore

Bulqizë/ Qëllohen me armë inspektorët e Mjedisit nga Tirana

Arkiva, Lajme, Të fundit


Inspektorë të Mjedisit nga Tirana, të ndodhur për inspektim në Bulqizë janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin katër inspektorët, kanë qëlluar pak më parë, persona ende të paidentifikuar.

Bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kontroll në Tërnovë të Bulqizës edhe inspektorë të Dibrës.

Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lënduar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.


1 Comment

  1. O ju lumte ajo dore 3 inspektoriate qe e renuan qeverine Rama jane Hetimi tatimor me Ardian Shehun &co AKU dhe Insperktoriati i mjedisit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *