• |
ide | kryesore

Testi i shëndetit mendor? Rama i përgjigjet Metës: Ky njeri është i ikur nga mendja e kokës

Lajme, Të fundit


Kreu i qeverisë, Edi Rama është treguar i ashpër me Presidentin Ilir Meta dhe për deklaratën e tij se ishte i gatshëm të kryente testin e shëndetit mendor dhe se kjo duhet të ishte në standard për çdo zyrtar të lartë.

Por Rama gjatë fjalës në Parlament tha se kreut të shtetit nuk ia ka treguar njeri testin e shëndetit mendor.
“Si mund të thotë një President në një konferencë për shtyp që jam gati të bëj testin mendorë? Askush nuk ka mbetur pa pyetur veten, se mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës? Po kjo pyetje mund të çojë në drejtim të gabuar, sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët. Sfida më e madhe, thotë Dostojevski, është të mos gënjesh veten jo të tjerët.

Po nëse Ilir Meta ja lejon vetes të ngatërrojë tërë dynjanë, poshtërimin e Institucionit të Presidentit të Republikës, ky parlament nuk mund t’iaa lejojë vetes këtë rrezik komedia ndërkombëtare. Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën më shumë se sa një herë, ka penguar arbitrarisht dekretimin e ministrave.

Më shumë se një herë ka cenuar autoritetin e Kuvendit, duke kthyer mbrapsht ligje të miratuara nga ky parlament, ndërsa jo pak herë e ka fyer këtë parlament duke e quajtur ilegjitim dhe ka kërcënuar duke kuptuar shpërndarjen e tij. Në tërë historinë e demokracive parlamentare, aq larg ka shkuar Presidenti, saqë edhe paraardhësi i tij duket si Xhefersoni, krahasuar me Metën.

Po këtë herë ai ka kaluar edhe vetveten bashkë me cakun tonë për të mos reaguar institucionlisht. Ilir Meta ndërhyri brutalisht, në mes të fushatës zgjedhore, me një antidekretin e tij, ku nxiti dhe frymëzoi aktet e vandalizmit ndaj infrastrukturës zgjedhore. Ai u kthye nga Presidenti problematik të Shqipërisë, në Tribunin patetik të lëvizjes së Haxhi-Qamilësve. Shkarkim nga detyra e Lartë e këtij personazhi, i cili solli në skenë e historisë sonë si president, Haxhi Qamilin, është një detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin para Kuvendit. Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur dhe vazhdon ta derdhë çdo ditë.

Ndryshe nga Ilir Meta, që i ka kërcyer shtetit përsipër, ne nuk mund ta përdorim fuqinë absolute të Kuvendit si topi i Mato Grudës. Me ligj ai mund të shkarkohet vetëm pasi Komisioni hetimorë, që votojmë sot, të kryej misionin kushtetues. Ne do të respektojmë deri në fund, Kushtetutën dhe ligjin.”, tha Rama.


9 Comments

  1. O Qelbesire. O Grabites Koncesionar.

    Cfare te ka mbetur pa I dhene Oligarkeve.

    O PPP.

    Do besh edhe Gjykaten e Larte PPP, si ate qe emerove ne Prokurori????

    Flet ti per Reforme ne Drejtesi??

    E ke bere Kushtetuten ZERO

  2. Une jam kurjoze te di a i beson ky vete ato qe thote? Se askush tjeter jo. Si funksionon ky lloj i semuri?! ” gjynah” ” eshte dhe kaq i ri”

  3. Argumenta kerkon o Loni? Po ja, ky flet per t’i mbushur memdjen militanteve. E fillon duke e ditur se po genjen per te shternguar rradhet e atyre pak njerezve qe i kane mbetur, po pastaj i beson edhe vete ato qe thote. A e pate skenen me Merkel e me Zaev si u fut ne mes kur e pa qe askush nuk ia var? A e pate se si i dha menjehere pamjet ne ERT? Kur ka pare ato pamje ka besuar edhe vete se Merkel e ka thirrur. Njesoj sic pati bere njehere me Trump, qe here i dilte ne krah te majte, here ne krah te djathte, here shpejtonte dhe here ngadalesonte duke bere nje figure te turpshme para te gjitheve. Edhe atehere ia pati mbushur mendjen vetes se Trump eshte prrsident i USA, por s’mund te beje pa te. Gojet e liga thone se edhe ne njesine administrative nr. 5 ne Tirane, ka humbur kaq shume vota sa vetem te pavlefshme kane dale mbi 1.700. E di qr eshte i humbur dhe i mbaruar, e di qe pas pak do fillojne ta shesin edhe ata me te afermit, por kur ben trimin i duket vetja trim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *