• |
ide | kryesore

“Administrata Trump e paaftë” May mbështet ambasadorin pas përgjimeve

Arkiva, Planet



Kryeministrja britanike ka dhënë mbështetjen e plotë për ambasadorin e Britanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Donald Trump tha se nuk do të punojë më me të. Deklarata e Trump erdhi si kundërpërgjigje pas rrjedhjes së emaileve të publikuara në gazetën britanike “The Mail”, që zbulonin se ambasadori Kim Derek e ka cilësuar asministratën trump si të paaftë.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, Trump e ka kritikuar Theresa Mayn se e futi në një rrëmujë procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja. Kryeministria britanike e cilësoi të pavend rrjedhjen e këtyre e-maileve dhe tha se Britania dhe SHBA vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të vecantë dhe të qëndrueshme.

Megjithatë, në deklaratën e kryeministrisë britanike thuhet më tej se ambasadorët duhet të japin vlerësime të qarta për politikat në vendin e tyre dhe se e mbështesin Kim Derek. Sakaq, ambasadori britanik Kim Derek ka ende në plan t’i bashkohet sekretarit amerikan për tregti Liam Fox në një takim me vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump.

Ndërkohë Trump u shpreh një ditë më parë si kundërgjigje ndaj deklaratave të ambasadorit britanik, se nuk e pëlqen këtë të fundit dhe nuk ka punuar ashtu sic duhet.


1 Comment

  1. anglise ja futi gjermania sa krahu dhe tani ja vene fajin trump ? heu bre, sikur ta nxirrnin pak koken nga bytha nuk do benin keq. keta i qiu sorosi ne bythe qe ne 93 dhe e pranuan. hajt ishalla po e shohim angline ne ebay me 70% ulje. e vetmja menyre qe angline ta marrin ne dore prap anglezet e vertet dhe jo keta qaramanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *