• |
ide | kryesore

Hetimet për dosjen 339, çuditërisht prokurori merr nën hetim një 87-vjecar që s’ka përdorur kurrë celular

Lajme, Të fundit


Dosja ‘339’, edhe pse është një nga më të komentuarat, kjo për shkak të ndikimit politik, ende fle në sirtarët e Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Bëhet fjalë për një çështje, hetimet për të cilën kanë nisur që prej vitit 2016 dhe ende nuk është arritur në asnjë konkluzion përfundimtar. Tashmë në dorë hetimet i ka prokurori Vladimir Mara. Prokurori 44- vjeçar që ka kaluar procesin e vetingut, duke u deklaruar i pastër sa i takon anës profesionale, pastërtisë së figurës dhe deklarimit të pasurisë, duket se ka gjetur një formulë për të zvarritur pafund hetimet.

Së fundmi, ai ka thirrur për të marrë një pyetje një grup personash nga fshati Shetel i Shijakut. Mes nëntë personave të thirrur për të dhënë dëshmi të hënën (8 korrik 2019), bën pjesë dhe një 87- vjeçar.

Shefqet Stafa, i lindur në vitin 1932, kërkohet nga prokurori Mara që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, në lidhje me procedimin penal nr. 339 të vitit 2016. Mbetet mister se si është përfshirë 87-vjeçari në këtë dosje hetimore, pasi ai deklaron se nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij telefon celular nuk ka votuar gjatë proceseve të fundit zgjedhore.

I painteresuar për jetën politike në vend, i moshuari as nuk e di për çfarë bën fjalë dosja ‘339’, që ka trazuar jo pak jetën politike në vend. Në pamje të parë duket se prania e emrit të 87-vjeçarit ka të bëjë ndonjë ngatërresë, por dyshimet se gjithçka është një farsë shtohen, duke marrë parasysh se në listë bëjnë pjesë dhe persona të tjerë, mes të cilëve dy vajza, që vështirë të jenë përfshirë në shitblerjen e votës në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara në vitin 2017.

Faksimile e thirrjes së prokurorit për personat që do merren në pyetje


Në rast mosparaqitjeje në ditën dhe orën e caktuar pa pasur pengesa të ligjshme, prokurori e paralajmëron se mund të urdhërojë edhe shoqërimin e tij të detyrueshëm nga Policia Gjyqësore, por i moshuari thotë se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes, pasi nuk e shikon veten të përfshirë në këtë çështje dhe se dëshmia e tij nuk mund të ketë asnjë lloj dobie për hetimet. Në dosjen ‘339’ është përfshirë mes shumë të tjerëve dhe kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” tregojnë Dakon duke biseduar në telefon me persona të tjerë për zgjedhjet, duke lënë të hapur dyshimet për shitblerje të votës për procesin elektoral të vitit 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje çoi dhe në mos rikandidimin për Bashkinë e Durrësit, pas tri mandatesh nën siglën e Partisë Socialiste.

Në një deklaratë të bërë rreth një muaj më parë, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, tha se dosja ‘339’ përfshin rreth 700 CD përgjime, ku një pjesë e mirë janë ende të patranskriptuara dhe për përshpejtimin e procesit janë caktuar disa oficerë të Policisë Gjyqësore për të bërë zbardhjen e bisedave, të cilat do të përdoren dhe si provë.


7 Comments

  1. Tani keta te Lapsit po bejne dhe prokurorin . Po i japin mend prokurorit se nga duhet ti nisi dhe si duhet ti mbaroje hetimet.

    Keta te lapsit po i percaktojne prokurorit se ke duhet te marri ne pyetje dhe ke jo .

    1. Normal ketij fare prokurori bythlepires rilindje mund ti japi mend kushdo qe nuk i sheh faktet me ngjyren pink.

  2. Sipas informacioneve te sigurta, ky personi i moshuar qe ju thoni eshte 87 vjecar, por ju te lapsi.al harroni qe ky person ka qene 85 vjec kur ka rene ne rrjeten e pergjimeve, pra shume me i ri,eshte ideatori dhe realizuesi kryesor i skemes se vjedhje dhe blerjes se votes. I aramtosur me bazooka, shkonte shtepi me shtepi per te kercenuar njerezit qe te votojne rilindjen. Vangjush Dako ka dale ne pergjime krejt kot, pasi disa here i ka dhuruar akullore ketij personi thjesht per ta ndihmuar te freskohet ne periudhen e vapes. Kete mund t’jua konfirmoje edhe gazetari i madh investigativ Artan Hoxha, si dhe Dylqinja e Tobozes qe ka pergatitur edhe skenarin e nje filmi me titull “Plaku dhe votat”, film i cili do te filloje te xhirohet se shpejti ne studiot e Hollivood-it. Ky zbulim e cliron plotesisht z. Dako nga pergjegjesite qe i mvesh opozita, pasi ai eshte thjesht nje dhurues akulloresh dhe nje ndertues i velieres me te cilen do krenohen para turisteve durrsaket pas nja dy mije vjetesh, njelloj sic krenohen romanet me Colosseo-n.

  3. Akoma keni shprese se kjo prokurori do te hetoje mafien. qe beri baterdin ne vjedhien e votave , por kjo prokurori , gjukate , qeveri jane vete mafia Keta hetojne ndonje fukara qe nuk ka paguar 300 lek per ditat , ujin, ndonje fakir qe punon si argat ne kultivimin e kanabisit ose bandat rivale me bandat e qeverise per ndarie teriitori

  4. cfare budallenjsh jeni…po a behet fjale per blerje votash…ky 87 vjecare celular nuk ka pas, po leket mund ti kete marre….. sa per te bere show jeni me keto tituj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *