• |
ide | kryesore

Digjet makina në Elbasan, dyshime për zjarr të qëllimshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit


Digjet gjatë natës një makinë tip “Passat” në qytetin e Elbasanit. Makina ishte në pronësi të shtetasit Enea Çorbaxhiu.

Sipas të dhënave të para të policisë së Elbasanit, zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

 Elbasan/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

 Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *