• |
ide | kryesore

Kapet në Durrës shqiptari në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 13 vite burg

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombetar u arrestua në Durrës.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *