• |
ide | kryesore

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, pemë të thyera mbi makina (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Disa zona të Shkodrës janë dëmtuar nga moti i keq i mbrëmjes së të martës.

Dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore por edhe ne thyerjen e pemëve për shkak të erës së fortë.

Situata më problematike është shënuar në Velipojë ku në rrugën nr. 5 si rezultat i erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, të cilët kanë zënë edhe dy automjete ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në mëngjes është bërë i mundur pastrimi i këtij segmenti rrugor pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe punonjësve të Bashkisë Shkodër.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *