• |
ide | kryesore

“Qëllimi i tij, provokimi”, ministrit serb të mbrojtjes i refuzohet hyrja në Kosovë

Arkiva, Lajme


Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Lajmi u konfirmua për REL nga këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj.

Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”. 

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj.

Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast. Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë. Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviç, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e të tjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *