• |
ide | kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Ilir Metës, sot mblidhet Komisioni Hetimor

Arkiva, Lajme, Të fundit


Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do mblidhet ditën e sotme, për të zhvilluar mbledhjen e parë lidhur me kërkesën e deputetëve socialistë.

Ky komision pritet të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Pas dekretit të Metës, disa deputetë të Partisë Socialiste kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Kërkesa e tyre u miratua në Kuvend, gjatë seancës të së hënës, me 101 vota pro dhe 6 kundër.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.


4 Comments

  1. se mos na ben ndonje dekret dhe na sjell cunin e princ vidit? se voltana ishte gati ta dorezonte pavarsine e shqiperis te te huajt vetem e vetem qe te mos vinte nje shqiptar kundershtar. akt i rend tradhetie kombetare po ku mer vesh ajo kare. ajo si kamikaze dhe totalisht injorante na felliqi derisa dhe ambasadori austriak talli karin duke i then qe nuk eshte 1913. a e kuptoni se kush kerkon te mar pushtetin, ca varikarsa qe jan gati te shesin sovranitetin per nje karrige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *