• |
ide | kryesore

Kryeministrja serbe: Vazhdimi i dialogut me Kosovën varet nga taksa

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministrja e Serbisë, Ana Barnabiç ka thënë se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk lidhet me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por me taksën 100%, që kjo e fundit i ka vendosur Serbisë.

Për Barnabiç zhvillimet aktuale politike, në Kosovë dhe Mal të Zi janë vetëm një farsë, raportojnë mediet kosovare.

“Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”, tha Bernabic.

Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.

“Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe më të fortë”, u shpreh kryeministrja serbe.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *