• |
ide | kryesore

Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit, pritet data e zgjedhjeve

Lajme, Planet


Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës sё gjashtë tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Thaçi ka njoftuar se së shpejti do të përcaktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas kreu të shtetit të Kosovës, ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë në vend, që institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.

Në rast të shpërndarjes së Kuvendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës parashikon që zgjedhjet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditët e ardhshme.

Legjislatura aktuale është vlerësuar si më e dobëta në historikun e Kosovës si shtet i pavarur. Ajo është ballafaquar vazhdimisht me mungesë kuorumi dhe si rezultat i saj pak ligje arritën të miratohen.

Monitoruesit e veprimtarisë së Kuvendit kanë vënë në dukje se ky formacion parlamentar nuk ka mundur të përmbushë as 20 % të planit për këtë vit, pasi nga 144 projektligje të renditura në agjendë, janë arritur të miratohen vetëm 28 prej tyre. Shkak për këtë performancë të ulët është bërë më së shumti mungesa e kuorumit, që ka çuar në dështimin e një numri të madh sencash.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *