• |
ide | kryesore

Hetimet për Agim Kajmakun, Prokuroria i nis kërkesë PD-së

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Përgjithshme i ka adresuar Partisë Demokratike një kërkesë për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin që disponon mbi Agim Kajmakun, të mandatuar si kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit.

Kërkesa i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhit nga Njësia e Dekriminalizimit, sipas të cilës, Kajmaku nuk ka depozituar ende gjurmët e tij daktiloskopike.

Partia Demokratike publikoi ditën e djeshme “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, ku rezulton se Kajmaku është arrestuar në territorin grek në vitin 203 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”.

Në një dalje për mediat, Bardhi ka theksuar se për akuzën e lartpërmendur, Prokuroria greke kishte kërkuar si pretencë dënimin me 10 vjet burgim të Kajmakut.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda.”- tha ndër të tjera Bardhi.

Referuar dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke (bashkëngjitur më poshtë), rezulton sipas PD-së se Kajmaku është praktikisht edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi. Në këto kushte, PD përsërit se Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga demokratët, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik.

 

 


1 Comment

  1. HAHAHHAAAAAAAAAAAAAAA…………………
    PROKURORIA I NIS KERKESE PD-së ,,,,,, HAHAHAHAAAAAAAAAAAA
    U KTHYE BOTA MBRAPSH , PD ESHTE PROKURORE DHE PROKURORIA TE BEHET PARTI POLITIKE .
    ÇA BENI JU TE PROKURORISE ? KUSH ESHTE PUNA JUAJ? PSE NUK KENI KAP SIKUR NJE NGA KETA KRIMINELET? KA AKOMA NE XHIRO SA TE DUASH , KAPNI 1 TE PAKTEN PER TE THENE QE PO PUNONI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *