• |
ide | kryesore

Mohoi pushimet në Greqi, mediat fqinje i përgjigjen Ramës: Ka frikë nga “shefi” i madh Erdogan

Lajme, Të fundit


Mediet greke kanë reaguar pasi kryeministri Edi Rama mohoi të kishte qenë për pushime në Greqi, duke i cilësuar në grup si “kazan mediatik” dhe si “fake neës” lajmin e raportuar prej tyre javën e shkuar.

Dy ditë më parë, Rama përgënjeshtroi lajmin që vinte theksin tek fshehtësia e pushimeve në Greqi, duke u shprehur se “Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat?Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia?.

Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”.

Pas kësaj përgjigjeje deri-diku ironike të kreut të qeverisë shqiptare, “Tribune.gr”, burimi i këtij informacioni, shkruan se Rama ka frikë nga “shefi” i tij, Erdogan, duke i kujtuar se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe përmes remitancave të dërguara, ruajnë ekonominë joekzistente në Shqipëri.

Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bënte pushime në Greqi. Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi.

Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë”, shkruhet në artikull.

Sipas “Trikalavoice”, vizita e Ramës në Greqi është kryer pasditen e së enjtes, kur ka ndaluar në Trikalan dhe ka drekuar në restorantin “Aigli”. Ky restorant është pjesë e hotelit “Panellinion”, dhe siç raporton media, numri një i ekzekutivit ka drekuar i vetëm, dhe më pas ka konsumuar një kafe në hijen e sheshit. Sipas të njëjtave burime, Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij.

Arsyet e vizitës së kryeministrit nuk janë bërë ende të ditura. Në mbulimin e “Trikalavoice”, theksohet se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministri shqiptar, ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jeton atje.

 

 


7 Comments

  1. dhe ju te lapsit publikoni nje lajm te nje portali Grek ?????

    Kaq poshte keni rene ? Kaq shume ju ka errur syte urrejtja ndaj Rames sa jeni gati ti thoni derrit daje vetem e vetem per ca lajme qelbesire ?

  2. JEVGJITET E GREQISE ME SHUME SESA ME PALLOSHIN E KANE ME TURKUN . DHJESIN GJAK KUR I KUJTOJNE EMRIN TURKUT SE I DINE PASOJAT . POR THELLE THELLE JANE VLLEZER DHE KANE MARREVESHJE TE FSHEHTA PAVARESISHT SE NE PUBLIK SHAHEN .

  3. Mos se na qenkan merzit xaxiqet greke,iku koha kur greket benin çfare ju donte trapi ne Shqiperi,tani nuk qeverisin mè ata qe i falen kilometra det xaxiqeve…

  4. Ore nuk ka rendesi kush e ka nxjerr lajmin por a eshte i vertete. Ata vetem faturen nuk kane nxjerre keshtu ky eshte lajm mese i vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *