• |
ide | kryesore

Rinisin zjarret në Delvinë dhe Finiq. Digjen 8 banesa, rrezikohen 500 kokë bagëti

Lajme, Të fundit


Një tjetër zjarr masiv ka përfshirë qindra hektarë kullotë dhe pemë frutore në zonën e Delvinës dhe të Finiqit.

Nga informacionet paraprake konfirmohen 8 shtëpi të djegura, si edhe rrezikohen rreth 400-500 kokë bagëti.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur disa zjarrfikëse nga Saranda e Delvina. Por, terreni  i vështirë dhe era e fortë ka  pamundësuar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, e vetmja mundësi ndërhyrjeje e dobishme ndërhyrjeje duket të jetë nga ajri.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *