• |
ide | kryesore

Mazhoranca rrëzon sërish Metën, refuzojnë kandidaturën e Petraq Milos për KLSH

Lajme, Të fundit


Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e presidetit të republikës, Ilir Meta, që propozonte emërimin e Petraq Milos, në detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pasi dëgjimiti të një prezantim të shkurtër, Komisioni vlerësoi disa nga procedurat dhe krieteret përkatëse, nuk janë përmbushur për dekretimin e Milos në postin e kreut të KLSH-së. Dekreti i kreut të shtetit pritet të votohet më pas në senacë plenare.

Milo ka pasur disa pozicione në administratën shtetërore, mes të cilave këshilltar për çështjet ekonomike dhe fiskale i ish-kryeministrit Sali Berisha, kur ka qenë në detyrë dhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë

Ky është dekreti i tretë që mazhoranca socialiste rrëzon për emërimin e KLSH-së. Më herët janë rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës dhe të Bahri Shaqirit.

Mandati i kryetarit aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj, ka përfunduar që në fund të 2018-ës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *