• |
ide | kryesore

Dyndje te Spitali Infektiv/ Uji i autobotëve shkaktar i “salmonelës”

Lajme, Të fundit


Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm dhe forma alternative e blerjes së ujit të autobotëve, është bërë shkak i infektimit në masë të kryeqytetasve me bakterin “salmonelë”. Ky bakter, merret kryesisht nga ushqimet siç janë: salllata, perimet e ndryshme, mishi i pulës, si pasojë e moslarjes së tyre me ujë të bollshëm.

Banorë të zonave të ndryshme të Tiranës kanë zgjedhur të furnizohen me ujin e autoboteve, i cili mund të jetë i kontaminuar, pasi së pari nuk është i destinuar për konsum dhe për më tepër, nuk i nënshtrohet asnjë lloj kontrolli.

Sipas epidemiologëve të Shërbimit Infektiv, prej rreth një javë, janë paraqitur çdo ditë mesatarisht 280 raste të infektimit me salmonelë.

Autobotet blejnë ujë pranë ujësjellësit të Tiranës dhe funksioni i tyre është i përcaktuar për vaditje, në mënyrë që të mos abuzohet me ujin e rrjetit që furnizon qytetarët. Mirëpo, konsumimi i këtij uji përbën rrezik, pasi është i patrajtuar në impiantin e Bovillës dhe askush nuk analizon cilësinë tij.

Autoritete shëndetësore, duke shmnagur përgjegjësitë, shpjegojnë se nuk kane analizuar asnjëherë ujin e këtyre autoboteve, për sa kohë janë subjekte tregtare private dhe nuk janë në tagrin e tyre.

 


4 Comments

  1. A c’jeni kokrra mashtruesve dhe ju! Po c’hyn autoboti ketu more zagare kur kriza eshte faji i bashkise?!

  2. C’jeni dhe ju ca dallkauk…po si mor “…banoret kane zgjedhur te perdorin ujin e autoboteve…” Pak halle e shpenzime kane njerezit aty,tani u dashka te blene dhe ujin te pseudoambalazhuar,e gjoja te kontrolluar…turp e fatkeqesi …ne Shqiperi qe eshte nje nder vendet me burime uji natyrore, me te larte,akoma diskutohet uji i pijshem…tmerr

  3. Te gjithe te infektuarit te shkojne perpara Bashkise, te rrine aty dhe t’i kerkojne llogari mender Kryetarit te Bashkise, qe keta “sherbetore te popullit” te kuptojne se cfare eshte pergjegjesia publike. Vetem keshtu do te fillojme t’i ndergjegjesojme politikanet, ndryshe vazhdoni te rrini te semure ne shtepi dhe mallkoni kohen qe nuk sjell shi…….

  4. Ishalla po ju del Salmonela me gjithe Salmon nga bytha ju tironcve she tiranasave qe e votuat ate kurven servile Veliaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *