• |
ide | kryesore

Mbërrin në Tiranë aparatura e përgjimit për “WhatsApp” dhe “Viber”

Lajme, Të fundit


Ka mbërritur së fundmi në Shqipëri një aparaturë e dizenjuar për përgjimin e komunikimit, qoftë të natyrës shkrimore apo telefonike, përmes platformave sociale “WhatsApp” dhe “Viber”.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga e përditshmja “Shqip”, që informon se aparatura moderne ndodhet tek godina e “Polit të Drejtësisë”.

Marrja e kësaj pajisjeje që do të transkiptojë tekstet dhe përmbajtjet zanore që shkëmbehen përmes “WhatsApp”-it dhe “Viber”-it, daton si plan në kohën kur si Prokuror i Përgjithshëm shërbente Adriatik Llalla.

“Një tender i tillë u bë edhe në kohën e Adriatik Llallës, por pasi u dekonsporua në media, tenderi u anulua.”- shkruan ” Shqip”.

 


5 Comments

  1. Nuk më duket se është problemi thjeshtë në përdorimin e aparateve të përgjimit qoftë edhe të rrjeteve sociale si WhatsApp apo Viber pasi sot teknollogjia ka arritur të përdoret edhe nga adoloshentë inteligjentë që kanë mundur të hyjnë edhe në sistemet kompjuterike të agjensive të fuqishme ushtarake e të zbulimit.
    Problemi është që këto aparate përgjimi të përdoren sipas rregullave e ligjeve të rrepta strikte, vetëm për persona të dyshuar për veprimtari kriminale e jo për qëllime denigrimi politik apo shkelje të privatisë së abonentëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *