• |
ide | kryesore

Përplasja e makinës së policisë në Elbasan/ Prokuroria hesht për zhdukjen e DVD-ve

Lajme, Të fundit


Gjykata e Krimeve të Rënda njoftoi ditën e djeshme se zhvendosja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë, është shoqëruar me humbjen e DVD-ve me pamjet e përplasjes.

Gjatë seancës u diskutua në lidhje me provat që disponohen ndaj Suel Çelës, një personazhi të botës së “nëndheshme” të krimit dhe të arrestuarve të tjerë pas incidentit me makinën e llojit “Audi” në tregun ushqimor të Elbasanit.

Gjykata ka dërguar një shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, për ta vënë në dijeni se këto DVD nuk ndodheshin atje, pasi ishin nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokurori Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur plot tri here: në Elbasan, në Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet. Sipas konfirmimit të burimeve jozyrtare, ka nisur një proces verifikimi, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me provat.

Shfaqja këtyre e pamjeve filmike është ndër veprimet e fundit, përpara se organi i akuzës të shpallë pretencën për biznesmenin dhe miqtë e tij, Kelmend Xhaferri dhe Enea Bekteshi.

Videot mbeten provat e vetme e fortë kundër të pandehurve, por zhdukja në mënyrë të mistershme e tyre bën që të jenë të kontestueshme, edhe pse gjykata deklaroi se i ka rikuperuar.

 


3 Comments

  1. Kush e mban mend nga programet e RAI ‘L’Ottavo Nano” si dhe te ‘Zelig’ i Mediaset batuten e MARCO MARZOCCA ne rolin e filipinasit Ariel, kur dicka nuk gjendej ose humbiste:
    – S’è svampato signo’!

  2. TE PARET QE DUHET TE GYNE NE BURG JANE PROKURORET DHE GJYKATESIT
    TE DYTET JANE POLITIKANET , PASTAJ KRIMINELET DHE NE FUND HAJDUTET .

  3. Kam qejf qe mafiozet ti shk*** policet te paret para e prapa, pastaj ti ulin breket shtetit e t’ja ***, mbase keshtu behet shteti pasi te jete perdhunuar mire e mire i vijne mend?

    ATQ Socialistet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *