• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me 4 të vdekur dhe 2 të plagosur në Elbasan

Lajme, Të fundit


Lapsi.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur rreth gjysmë ore më parë në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, ku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Nga informacioni i komunikuar prej Policisë lokale, mësohet se janë përplasur 3 automjete, njëri prej të cilëve ka përfunduar jashtë rrugës.

Viktimat, një 25 vjeçare dhe 3 të tjerë ende të paindentifikuar, kanë ndërruar jetë menjëherë, ndërsa shtetasit e tjerë në gjendje të rëndë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Forcat policore vijojnë të qendrojnë në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *