• |
ide | kryesore

Trump habit me deklaratën për çmimin Nobel: Do ta fitoja nëse do të ndahej në mënyrë të drejtë

Arkiva, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai e meriton çmimin Nobel për një varg çështjesh, mirëpo nuk e ka fituar atë, sepse çmimi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

“Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë”, tha Trump, më 23 shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Komenti i Trumpit erdhi si përgjigje e një deklarate nga një gazetar, se Trump do të meritonte një çmim Nobel nëse ai mund të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e ndarë të Kashmirit.

Kashmiri pretendohet nga India dhe Pakistani, që kur këto vende e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1947. Presidenti amerikan ka ofruar të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen, e cila ka çuar në dy luftëra midis rivalëve rajonalë.

Paraardhësi i Trumpi, ish presidenti amerikan, Barack Obama, e kishte fituar çmimin Nobel. Trump tha se Obama e mori çmimin aq herët në presidencën e tij sa që “ai nuk e kishte idenë pse e mori atë”. “Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të”, tha Trump.


1 Comment

  1. Cfare ka per tu habitur? Obama mori cmim Nobel sapo erdhi ne fuqi, pas 7 muajsh, nuk kishte bere asgje per paqen vetem fjalime te bukura. Ajo qe erdhi me pas e beri ate nje armik te paqes. Ai filloi lufte ne Siri, Libi, Ukraine, krijoi nje kaos e rremuje te llahtarshme ne Egjip qe u shoqerua me dhune e mijera te vrare, dhe si rezultat erdhi ne fuqi grupi ekstremist islamik Muslim Brotherhood. Mbi 400,000 te vrare regjistrohen vetem ne Siri, dhe 4-5 miliona te kthyer ne refugjate. Obama krijoi ISIS organizaten me kriminale te njohur deri tani, bashke me Arabine Saudite dhe Israelin. Ky eshte kontributi i Obames (bashke me HIllarin) per paqen.
    Trump nga ana tjeter ka bere perpjekje vetem per te shuar luftra e vatra te nxehta ne bote. Duke filluar me terheqje trupash nga Siria, Afganistani e bisedime paqe me Korene e veriut dhe sigurisht perpjekje per te shuar vatren e nxehte ne Kashmir. Nuk nisi asnje lufte te re, e nuk perkeqesoi asnje vater te nxehte ne bote.
    Ai ka te drejte per anetaret e jurise se Cmimit Nobel ne Oslo, ata jane ca liberale Globaliste e dero komuniste, ca idiote qe nuk jane te drejte ne dhenien e cmimit te paqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *