• |
ide | kryesore

Vetëplagoset me armë gjahu, i moshuari në gjendje kritike për jetën

Lajme


Një 79-vjeçar nga Gramshi është vetëplagosur me armë gjahu.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sporti”. Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se i moshuari, shtetasi me inicialet N.Xh., është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij.

I vetëlënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezulton se 79-vjeçari e zotëronte pa leje armën e gjahut.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *