• |
ide | kryesore

Vuçiç kërkon nga Greqia të mos e njohë Kosovën

Lajme, Të fundit



Greqia ndan pikëpamje mjaft të afërta me Serbinë kur flitet rreth dialogut me fqinjin jugor, Kosovën.

Gjatë një takimi në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në Nju-Jork, kryeministri grek, Qirjako Micotaqis, i deklaroi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se qeveria e tij nuk ndryshon qëndrim lidhur me sovranitetin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq e vlerësoi këtë si hap thelbësor për Beogradin.

Ai informoi shefin e ekzekutivit grek për vendimet maksimaliste të Prishtinës, përkatësisht tarifimin 100 për qind të mallrave serbe në dogana, duke thënë se po dëmtohen mundësitë për normalizimin e raporteve.

Ideja u përforcua edhe nga Micotaqis, i cili shprehu përkrahje për tryezat e përbashkëta dhe heqjen dorë nga pozicionet e njëanshme.

Të martën, çështja e Kosovës pritet të jetë sërish në fokusin e një takimi të thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkël me presidentin Vuçiq.

Axhenda e ngjeshur e kryeshtetarit serb do të vijojë deri ditën e enjte, dhe parashikon takime me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, homologun turk, Rexhep Taip Erdohan, dhe shefin e OKB-së, Antonio Guterres.

Dialogu Kosovë-Serbi dominoi të dielën edhe një darkë pune mes shtetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryediplomates europiane, Federika Mogerini, ku palët theksuan edhe një herë nevojën për marrëveshje dypalëshe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *