• |
ide | kryesore

FOTO/ Trageti merr flakë në det, 538 pasagjerë përjetuan tmerrin

Lajme, Të fundit


Një traget me 538 pasagjerë në bord ka marrë flakë në portin e Igumeincës. Sipas raportimeve të mediave greke. “ANEK LINES” me 75 anëtarë ekuipazhi, mbartte plot 293 automjete.

Pas rënies së flakëve, autoritetet bënë evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve. Ndërsa, zjarrfikësit fillimisht lokalizuan flakët që u shuan në kohë, duke mos shkaktuar viktima.

Dyshohet se zjarri nisi nga një bastisje në garazh, ku ishte fshehur një person me origjinë kurde. Ndërkohë, mjeti lundrues ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e flakëve, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmëne nevojshme mjekësore.

 

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *