• |
ide | kryesore

VIDEO/ Prokurorët që hetojnë vrasjen e Santiago Malkos ia “shtrojnë” me birra me avokatët e klanit “Duka”

Lajme, Të fundit


Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi mbi ekzekutimin mafioz të ish-policit, Santiago Malko. rreth një muaj më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Në materialin filmik të bashkëngjitur më poshtë të publikuar nga televizioni informativ “Fax News”, shfaqen prokurorët e çështjes nën hetim, Albert Demirneli dhe Naim Tota, të cilët qëndrojnë miqësisht në një tavolinë me tre avokatët e personave të përfshirë në atentatin ndaj 26-vjeçarit Malko. Njëri prej tyre është Ilir Murati, përfaqësuesi ligjor i Blendi Tetës, 39-vjeçari i arrestuar si personi që ka dijeni mbi itenerarin e ndjekur nga vrasësit e Malkos.

Sikurse shihet edhe në videon, e cila është xhiruar rreth dy javë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, avokatët dhe prokurorët e çështjes kanë zhvilluar një takim mëse miqësor, duke konsumuar birra teksa bisedojnë. Sqarojmë se në kohën që datojnë këto filmime, Naim Tota, ka patur nën hetim vrasjen e bujshme të ish-policit, ndërkohë që nuk është më prokuror i kësaj çështjeje, pasi hetimet në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në pranga ka rënë vetëm Teta, i cili është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin “Doqja”.

Malko, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu, ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. ©Lapsi.al

 

 

 


6 Comments

  1. KETU NUK KA ME FRIKE NJERI NGA LIGJI .
    TA QUASH BORDELLHANE KETE VEND ESHT E SHUME SHUME PAK .
    KETA NUK KANE FRIKE SE NUK ESHTE DENUAR ASNJE , BENI SHEMBUJ DHE E SHIKON SE SA TRIMA JANE KETA KURVAT GJOBEVENESE .

    1. Keta katnaret Duka jane ushtaret e Qefalise dhe po luftojne qe te kapin trafikun ne Tirane e me tej dhe kane mbeshtetjen e shefit te Rajonit nr 4 sepse edhe ate e ka emeruar atje Qefalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *