• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen Prokurori i dosjes “Kacifas”

Lajme, Të fundit


Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, që ka patur nën ngarkim dosjen e zbardhjes së vrasjes së nacionalistit grek, Konstandin Kacifas, ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Shkresa e dorëheqjes së tij i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për t’u shqyrtuar në pikën e dytë të rendit të ditës.

Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të autoriteteve greke. Kështu, ninistri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përshpejtimin e hetimeve.

Në kërkesën e tij, Dendias theksonte kriterin e artikuluar edhe më herët nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, si edhe nga pasuesi i tij, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të përkrahë rrugën e integrimit të Shqipërisë, vetëm nëse respektohen të drejtat e minoritarëve.

Vrasja e Kacifas:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri. ©Lapsi.al

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *