• |
ide | kryesore

Një tjetër tërmet lëkund kryeqytetin

Lajme, Të fundit


Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të kryeqytetit.

Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 14:22, rreth 5 km në jug të Shijakut dhe 22 kilometra nga Tirana.

Tërmeti ka qenë me një thellësi prej 10 kilometrash.

Rreth dy javë më parë, vendi ynë u trondit nga tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur.

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *