• |
ide | kryesore

“Lungomare 2″/ Aksioni i IKMT-së, përplasje të forta mes pronarëve dhe forcave policore (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Vijojnë edhe ditën e sotme përplasjet e forta mes banorëve dhe punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit (IKMT), të cilët pas Orikumit janë vendosur në Radhimë, për të zbatuar aksionin e prishjes së 60 objekteve pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës.

Mësohet se ky aksion i IKMT-së është ndërmarrë në funksion të hapjes së vijës bregdetare për të vënë në zbatim projektin Lungomare 2. Në terren ndodhen dhe drejtuesit e IKMT-së, si edhe dhjetra forca policie, që sikurse shihet në videon bashkëngjitur më poshtë të siguruar nga Lapsi.al, janë përballur me rezistencën e pronarëve të objekteve.

Tensionet ishin të larta edhe një ditë më parë, kur banorët dolën me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, në përpjekje për të penguar shembjen e godinave në pronësi të tyre, duke pretenduar se janë të pajisur me lejet përkastëse. Po ashtu, një nga pronarët e këtyre objekteve, shprehej se nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.

“Ne kemi një muaj e gjysmë të terrorizuar. Janë paraqitur ca civila, ca me bexha, ca pa bexha dhe thanë që do kalonin për të bërë informalitetin e zonës. Faleminiderit iu thamë. Mbas kësaj filluan fletat: një do prishet, një s’do prishet. Kemi gjithë këtë kohë pa vënë gjumë në sy familjarisht…Jetën do e jap para këtij betoni këtu. Kemi investuar këtu me lekë djerse. Bashkia thotë do i prishim. Kemi një javë që kërkojmë kryetarin e Bashkisë, kërkojmë projektin, por na shmangen që të gjithë. Të vijë me projekt, iki vetë.”- tha një nga pronarët e objekteve që preken nga aksioni i IKMT-së. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=L1fgTBtz8JU&feature=youtu.be


9 Comments

  1. Ca te futi Berisha ty mor pall. Une kam qene vete I majte por ta them me bindje qe qeveri me FRIENDLY se e Berishes sidomos ndaj bizneseve te vogla dhe familjare as ka patur dhe zorr se do te kete ndonjehere.

  2. O labi I qelbet salihu ju shpartalloje te gjitheve ne vlore 97 e paske harruar o lab I qelbet,salihu ju la te lepiheshit dhe banda e vet shiu lem ne vlore,Malltezi Argita e Zeni,por atehere nuk folet ju pushta se ishit te zene me lepirjen e kockave qe salihu ju kishte lene,keni 20 vjet qe fitoni pa paguar asgje o labi I ndyre tani shkoni se motrat e moren provimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *