• |
ide | kryesore

Kushtet e Gjermanisë/ Rama: BE-ja nuk është gati, jo ne

Lajme, Të fundit


Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur në Kuvend mbi kushtet e reja të vendosura nga Bundestagu gjerman, në kuadër të marrjes së vendimit për çeljen e kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se BE-ja nuk është gati të pranojë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë, pasi ndodhet tashmë në një pozitë jo të mirë për shkak të konflikteve të brendshme lidhur me politikën e zgjerimit.

“Sot që flasim asnjë nga vendet që janë pjesë e BE-së nuk do të mund të ishin pjesë e Unionit, pasi BE nuk e ka tashmë mendjen te zgjerimi me vende të reja. Debati mes Francës dhe Gjermanisë, mes atyre që predikojnë zgjerimin dhe atyre që predikojnë të kundërtën, nuk lidhet me argumentat e përdorura këtu për politikë të brendshme.

Nëse duam të flasim dhe të kuptojmë, të paktën në këtë çështje është shumë e rëndësishme që të mos bëjmë politikën mizerabël të ditës. Shqipëria sot është shumë më lart se të gjitha vendet që kanë qenë duke hapur negociatat, dhe që sot janë anëtarë në BE. Janë shtuar shumë kushtet dhe pritshmëritë për vendet që aderojnë të jenë pjesë e BE-së.”- tha Rama.

Shefi i ekzekutivit shtoi se është e pakuptimtë që të shtohen çdo vit kushte të reja, ndërsa e shpjegoi diferencimin e vendit nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se ky vend ka një kohë të gjatë që pret për hapjen e negociatave.

“Kishim tre kushte, dhe ai Këshill Europia para një viti tha që të plotësojmë ato të treja që të na hapeshin negociatat, ne i plotësuam, tashmë thotë që plotësoni dhe këto të tjerat, çfarë do me thënë kjo?! Do të thotë që ata nuk janë gati, mos u bëni qesharakë, nga ana tjetër me kë është larg Shqipëria, me Maqedoninë e Veriut?!

Maqedonia shihet me të drejtë me sy më pak kritik, po a edini sa kohë ka që pret që t’i hapen negociatat?! Duhet t’i kishte hapur shumë shumë vite më parë.”- deklaroi Rama.

 


14 Comments

  1. Je debil a dretharak kjo nuk dihet. Hap dhe konsulto ne fjalor fjalen kushte se ndoshta do ta kuptosh me mire se kush nuk eshte gati. Me se je gati me univesitete private firma puramidale e nuk ta nduen fare qe po u vret pedagogeve deshiren dhe vokacionin per te punuar. Mos u nerzit se shume shpejt do ti mbledhesh frutet.

  2. o varikarsa qe na beni si kompetente neper komente, pse nuk jeni ne rrug mor ju qifsha ropt, a e kuptuat ku qendron e keqja ? pse rrini beni te llogjikshmin neper komente o varikarsa. e hengrem dhe ne prej jush.

  3. Imperialistet jane tiger prej letre. Nuk kemi frike askend, se kemi Partine trime e siptarembur!
    Plus qe ata na kane ne griken e pushkes e ne i kemi ne griken e topit!

  4. Jan mesuar me kopaçe e me mashtrime Shqiptaret dhe aty hy edhe Une pa perjashtim,me skënderbe ose me ndonjê pushtues që me arsyen që ta shajnë si muhabet I pergjithshem ,e me arsyen që sbëhet ndryshe mbijetesa,,kta dmth populli që jeton në Shqiperi,pra kta jemi edhe ktu jemi edhe kshu do shkoj derisa të fillojne te jetojnë jeten e tyre e jo të planifikimit Skënderbeu,deri atëhere shtrëngojeni bythën në vazhdimësi deri sa tu rriten fëmijët e ta mbajnë ata traditën e bythshtrëngimit.

  5. Na mbushe menjen o gruja Bilalit! Bei negociata mos te ikesh ne burg se Europa nuk te do ty, jo Shqiperine. Nuk e fut Tahirin ne burg? Shko vete pra dhe te te qihet Nona

  6. i ke plotsu te gjtha kustet e mbushe vendin me drog kriminel ne administrat e parlament vendi pa gjukata kryesorja drejtohemi nga mafja

  7. Ka shume te drejte KM, ne nuk duhet ta lejojme BE-ne te behet pjese e Shqiperise dhe e kesaj qeverisjeje te ndritur qe po i verbon nga xhelozia Macronin, Merkelin e te tjere dhe, meqe BE nuk eshte akoma gati, ta shpallim “non grata” edhe ambasadorin Soreca

  8. u martua kinezi me zezaken dhe cdo nate ngushellonte veten se nuk ishte penisi i tij shume i vogel por ishte dora e gruas se tij shume e madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *