• |
ide | kryesore

Negociatat/ Bushati: Qeveria ka barrën më të madhe për integrimin

Lajme, Të fundit


Sikurse është bërë rutinë, ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është treguar kritik ndaj klasës politike, veçanërisht ndaj mazhorancës, që i atribuon barrën më të madhe në ecurinë e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare, Bushati u shpreh se nevojitet krijimi i një pakti kombëtar në rrugën drejt antarësimit në BE, duke theksuar se kushtet e vendosura javën e shkuar nga Bundestagu gjerman në këmbin të dhënies së pëlqimit për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë në familjen evropiane, duhen parë si detyra shtëpie dhe jo të përdoren për të bërë politikë.

E të gjithë së bashku, sot jo vetëm po kërkojmë çeljen e bisedimeve me BE, por edhe po shprehim mbështetjen për këtë proces. I gjithë debati politik dhe publik, është disa artificial. E para qëndrimi i Gjermanisë nuk duhet ta në vijë surprizë. Gjermania është vendi që ka investuar më shumë në Ballkan. Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte, besoj se si shqiptarë të mirë që jemi, duhet të flasim për të rritur standardet në jetën e përditshme.Lufta politike në vend është absurde. Leksioni numër një që kam nxjerrë për këtë proces dhe që të përparojmë, na duhet një konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës ti nuk ke suksesin që kërkon. Prandaj kam propozuar një pakt për Evropën. Nuk diskutohet se barrën kryesore e ka qeveria, por jo vetëm.”- tha Bushati.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *