• |
ide | kryesore

DASH: Palmer dhe Grenell do të punojnë ngusht për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme, Të fundit



“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe  Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të  normalizuar raportet midis tyre”, i tha Radios Evropa e Lirë një  zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për  Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e  Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e  Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma  ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e  presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngusht me zotin Grenell për të  arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij  të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me  qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall  ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë  çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe  euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të  Shtetit, dërguar Radios Evropa e Lirë.


1 Comment

  1. Grenell,do te bashkepunoje me Palmerin,ashtu sic bashkepunoi Donald Lu-ja,me Flokekuqen,per reformen ne (shkaterrimin) drejtesi.Dy te ngarkuar nga i njenjti vend ( SHBA),me eper do ngaterrojne njeri tjetrin se sa do rregullojne situaten.Por akoma nuk dihet,se kush do jete primari,ne kete dyshe (pra shefi),pra ai qe do kete veton.Nga jasht,duket se emerimi i ri (ky i dyti i Grenell-it)duket sikur amerikanet,jane bere “pishman” qe kane caktuar me pare Palmerin,dhe per te mos rene ne sy,mendimi i tyre,per t’a hequr fare Palmerin (qe e shohin edhe nepermjet intervistave qe ka dhene,se duket i pa vlere),e dubluan me Grenellin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *