• |
ide | kryesore

Fitorja e zgjedhjeve, Albin Kurti jep mesazhin e parë: Erdhi dita!

Lajme, Të fundit


Pas konfirmimit të fitores së Lëvizjes Vetëvevendosje në zgjedhjet e parakoshshme në Kosovë, lideri i kësaj force politike,Albin Kurti, ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimit, ku rezulton kryesues me 25.81 % të votave.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Kurti shkruan se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin, duke “bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse”. Më tej, duke u shprehur në pozititat e kryeministrit të radhës, Kurti shton se “punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin”.

Sipas rezultateteve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosja ndiqet me një diferencë të ngushtë në renditje nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. Ndërsa e treta në garë rreshtohet PDK-ja me 21, 18% të votave.

Tabela me rezultatet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi thirrjes për të dëshmuar në Gjykatën Speciale, në cilësinë e njëm prej ish-eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pas krisjeve në koalicionin qeveritar.

Mesazhi i Kurtit:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju falemnderit të gjithëve dhe secilit.

 


4 Comments

  1. Edhe ky tip bythqiri duket sepse qe ne fillim kur ishte si biçim sekretari i Adem Demaçit, ka qene kunder Marreveshjes se Rambujese, nenshkrimi i se ciles solli si pasoje bombardimet e NATO-s ne Serbi dhe ka qene edhe kunder paketes Ahtisari nga ku ne demostraten e 10 shkurtit 2007, 7 dite para se te shpallej Pavaresia e Kosoves, dhe çoi si mish per top 2 aktiviste te tij qe u vrane nga forcat policore te UMNIK-ut.
    Gjithesesi qofsha i gabuar por nga 2 gjera do kuptohet se kush eshte ne te vertete ky legen!
    1- A do i mbaje ne fuqi tarifat doganore ne masen 100% me Serbine?
    2- A do e “fale” shkembeje Trepçën per disa toka djerre ne Mitrovice

    Gjithe te tjerat jane llafe pertej ketyre 2 momenteve!

    1. Arsim bytheqiri i paska te gjitha pergjigjet. Vetem dy i kane mbetur. Akoma se kane bere qeverine por ky ja beri biografine. Sa keq se ky me rilindjotet e tjere ishin bere gati ta benin banlokun president te shqiperise se madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *