• |
ide | kryesore

Dorëhiqen drejtoresha dhe zv.drejtori i Hipotekës në Vlorë

Lajme, Të fundit


Në Hipotekën e Vlorës vijon ngërçi që po pengon ecurinë normale të veprimtarisë së institucionit.

Mësohet se ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës, Elona Hodaj, si edhe zv/ drejtori Krenar Xhemali.

Hodaj qendroi në këtë detyrë vetëm për pak ditë, e emëruar për të zëvendësuar pararendësin e saj, Alteo Nazërajn.

Shkak për këto dorëheqje dyshohet të jetë bërë hapja e “dosjeve të nxehta” për pronat, që kanë sjellë shumë përplasje kohët e fundit.

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një zonë e “minuar”, pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e të njëjtës pronë në zonën e Jalës. Gjykata e Vlorës ka dhënë një vendim të formës së prerë për marrjen e pronës nga njëri prej grupet. Ndërsa Kadastra e Vlorës ka kërkuar prej koësh pezullimin e këtij vendimi duke favorizuar palën tjetër.

Pak ditë më parë, pati një përplasje mes Hodajt dhe nën-drejtorit të ALUIZN-it, Taulant Canametit, pasi ky i fundit firmosi një dokument duke favorizuar njërën palë për pronën në fjalë. Vendimi u anulua menjëherë nga Hodaj, duke shkaktuar debate mes dy zyrtarëve.
Ndërkaq, pak javë më parë, një grup pune i Krimit Ekonomik çoi për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, erdhi dorëheqja e nën-drejtorit të Kadastrës Ardian Mustës.

 


2 Comments

  1. Po ti hyjne dhe te kontrollojne te gjitha dosjet e hipotekes se vlores qe nga 92 do shikoni se cfare skandalesh do dalin. Ka qene hipoteka me e korruptuar ne te gjithe vendin. Jane vjedhur troje nga te gjithe ne kurriz te te gjitheve. Gati 70% e personave qe kane punuar dhe punojne aty do te ishin ne burg tani. Ka qene dhe eshte vater qelbi ne ate qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *