• |
ide | kryesore

Rasti i Alvin Berishës, 7 deputetë kërkojnë interpelancë urgjente me Cakajn

Lajme, Të fundit


7 deputetë të opozitës parlamentare kanë kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, në lidhje me rastin e 11-vjeçarit Alvin Berisha në Siri.

Deputetët që kanë nënshkruar këtë interpelancë, janë: Korab Lita, Andi Përmeti, Alban Zeneli, Arben Zeneli, Arlind Çaçani, Halil Jakimi, Kostaq Papa dhe Koçi Tahiri. Kërkesa është një iniciativë e Përmetit, i cili në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan se: “Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt: “Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise.” Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes. Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen. Faleminderit edhe per koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Kostaq Papa te cilet iu bashkuan iniciatives time.

 

 

Pak ditë më parë, i pyetur për çështjen në fjalë, Cakaj kërkoi të ruante konfidencialitetin, pasi sipas tij ky rast shkon përtej pragut të diplomacisë. Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se çështja po shqyrtohet me kujdes për të bërë rikthimin e 11-vjeçarit tek i ati.

Rasti i Alvin Berishës u bë i njohur për publikun shqiptar nga reportazhi i përgatitur nga emisioni investigativ italian “Le Iene”. Alvini është i mituri shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 6 vitesh, Alvini u rrëmbye nga e ëma që e çoi të birin drejt Sirisë për t’u bashkuar me shtetin islamik “ISIS”. Ndërkohë, Afrim Berisha, babai i Alvinit, nuk ka reshtur së kërkuari të birin, që e gjeti nëpërmjet emisionit “Le Iene”. Por, Berisha nuk mundi ta nxjerrë Alvinin nga kampi Al-Hol, pasi sipas autoriteve kjo do të ishte e mundur vetëm në sajë të një delegacioni shqiptar.

 

 

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene”, dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *