• |
ide | kryesore

Rasti i Alvin Berishës/ Gazetari jep informacione mbi gjendjen e tij: Është në duar të sigurta

Lajme, Të fundit


Pas alarmit të britanikes “The Sun” se në kampin sirian Al-Hol, ku gjendet 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha, po masakrohen foshnjet dhe po digjen me benzinë rojet nga militantët e ISIS-it, bëhet i ditur një informacion mjaft shpresëdhënës për kthimin e të miturit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gazetari Taulant Kopliku, njofton se në sektorin ku ndodhet Berisha, se përkundër sikurse u raportua mbrëmjen e djeshme, ISIS-i nuk e ka marrë kontrollin e kampit, ku situata paraqitet nën kontroll. Ky informacion i është komunikuar Koplikut nga një vullnetare e “Save the Children”, Ada, e cila ka kontaktuar me Alvinin, e cili është marrë në kujdesin e organizatës.

Më tej, Kopliku shkruan se shumë shpejt do të ketë edhe lajme më të mira për Alvinin!

Statusi i Taulant Koplikut

Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e Save The Children ne kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira. #AlvinNeShtepi”.

Ditët e fundit mediat britanike kanë shkruar për lëvizje të reja në Siri, në kampin ku ndodhet 11-vjeçari shqiptar. Sipas tyre, ISIS duke shfrytëzuar tërheqjen e kurdëve ka marrë në kontroll kampin, ku ndodhen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë. ©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *