• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Kajmakut, PD publikon dokumentin e Interpol: Konfirmohet zyrtarisht se është Jorgo Toto

Lajme, Të fundit


Prokuroria ka konfirmuar akuzat e ngritura nga Partia Demokratike ndaj kryebashkiakut të Partisë Socialiste në Vorë, Agim Kajmaku, se me ermin “Jorgo Toto”, ka qenë arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se vetëm pak minuta më parë në selinë blu ka mbërritur përgjigjia e Prokurorisë, në të cilën sipas tij është konfirmuar përputhshmëria e shenjave të gishtërinjve të Agim Kajmakut me Jorgo Toton.

Më 20 gusht 2019 PD solli fakte se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ishte një person që ishte arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar, në Greqi. Me ndihmën e Ramës, ai u përpoq të vazhdonte mashtrimin publik se në fakt Jorgo Toto ishte një person tjetër dhe jo ai. PD solli fakte të pakundërshtueshme se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, ishte Agim Kajmaku, kandidati i Ramës për Bashkinë e Vorës. Sot denoncimi i PD është provuar zyrtarisht nga Prokuroria, e cila ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga PD.

Në vendimin e Prokurorisë, i mbërritur pak në më parë në PD, rezulton se zyra qendrore kombëtare e Interpol Tirana, më 24.09.2019. ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga Interpol Athinë rezulton se nga gjurmët e gishtërinj te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët që gjenden në Greqi ka përputhshmëri të plotë. Prokuroria ka sqaruar, nga verifikimet e kryera, është provuar se Kajmaku dhe Tota është i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e TIM-s”, tha Bardhi.

Prej dy muajsh, demokratët e kanë akuzuar Kajmakun për “llogari të hapura” me drejtësinë greke. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik. Kajmaku është shprehur se emrin e ka ndryshuar si “një pjesë e mirë e shqiptarëve”, për t’iu dhënë mundësia e qendrimit në shtetin fqinj.

Në gusht. PD-ja publikoi “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilës kandidati i Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, është arrestuar në territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”, për të cilën parashikohen më së paku 10 vjet burg.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. ©Lapsi.al


7 Comments

  1. Ku i gjeni keto derra katnare, te pashkolle, sikur i kerkoni me qiri! Po te moren shenjat daktiloskopike, te gishtrinjeve, nuk ke sesi te fshihesh sikur me operacione plastike te behesh Michael Jacson, o nari. Fajin e ka ajo balldosa 1 kuntalshe, me ze te holle cembites, qe te ka propozuar, ish-gruja e atij qorrit qe luante me hallatet on-line, shenjat e gishterinjve jane unike per cdo njeri, nari. Kete zbulin e kane bere para 3500 vjetesh kinezet, ne kohen e perandorise Qin.

  2. Po prokuroria cfare bennnnnnnnnnnnnn? Thjesht kthen pergjigje???? A eshte organ hetimorrrrrrrrrrrrrrrrrrrr???? Ja paska dal ene nji sufllaqe qe na e nxorri te pafajshem. O ti rrote kari edhe sikur te jete i pafajshem ai duhet ndjekur penalisht pasi ka mashtruar. E mbani mend si thoshte qe nuk kam qene une, genjejne etj etj. Po ja pra doli qe ka qene ky kajmaku i prish dora vete. Thjesht ky mashtrim publik dhe ai neser nuk duhet te jete ne zyre.

  3. Kajmaku dhe Akullorja na dolen ne ngjyre te erreta, por ajo qe te ben pershtypje eshte Prokuroria qe verteton fjalet e PD. Mos valle po ndryshon ndonje gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *