• |
ide | kryesore

Betimi i 8 prokurorëve të SPAK/ Ambasadori Soreca: Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur ngritjen e SPAK, pas betimit të 8 prokurorëve të kësaj strukture para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një reagimi ambasadori theksoi se ky është një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.

“8 prokurorët e SPAK janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.”, tha diplomati.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, ditën e sotme, për 3 anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, që dhanë dje intervistat e tyre, KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni.


10 Comments

  1. Nuk behet fjale per reforma ne drejtesi, ligje, organe te zbatimit te ligjit, per SPAK e per prokurore speciale por behet fjale per drejtesi per te gjithe, drejtesi per te vobektin dhe per ate paperkrahje. Ne kete vend, gjithmone ka pasur ligje shume te rrepta, drakoniane, problemi eshte se keto ligje ndeshkojne pameshire vetem te pambrojturit pra ka ligje por nuk ka drejtesi. Kete SPAK& co. e ideuat, projektuat dhe do ta zbatoni ju zotenje mafioze dhe sherbetoret tuaj, ju jeni bushtra dhe keta do te jene pjella e juaj. Tani hajdutet ne pushtet, mafia, shba, be, soros, masoneria dhe te gjithe djajte e tjere te satanait, do te na vrasin, vjedhin, grabisin me shume por tani me ligj, tani te keqen e mbron ligji.

  2. Z Lulzim Basha. Me shume se cka po ben ti si lider i opozites nuk mund tu sherbehet me shume qeverise.
    Dje me gazetaret duhej gjithe populli ne shesh. Me shume pune dhe opozite ndaj qeverise bejne komentuesit qe i ka hyre laku ne fyt.
    Je i kapur dhe i frikesuar prandaj ose largohu nga rruga opozitare o kryej detyrat ndaj elektoratit.

    1. E ka kap merkeli prej boleve prandaj. Kurva lindore ne fillim me ramen pastaj me bashen. Me ramen se i pelqente arti qe do po e beime sebashku po qe do na ha shumenkohe se jeten tone e ka ajo kurva ne dore, kurse me bashen sepse nik do qe te dali keq si marksiste qe eshte. Ne kete pike me shume sesa shqiponjen beni zvastiken. #truth

  3. Doli prap ky Turi spinaqi ,imorali , mafiozi ,i shitur te kryeM….. O shqipetare MOS shpresoni nga nderkombetaret e korruptuar por ngrihuni dhe rrezoheni kete qeveri mafioze me ne krye kryemafiozin Rama . Prokuroret qe perbejne SPAK_un per te treguar se sa te paaneshem Jane duhet te hetojne denimin e kryeM….. ne France ne qoftese nuk e bejne tregon se reforma ne drejtesimeshte nje mashtrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *