• |
ide | kryesore

Ngrihet SPAK/ Ambasada amerikane: Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit demokratik e ligjor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak pas betimit tek presidenti i republikës Ilir Meta të 8 prokurorëve të SPAK, vjen një reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Ambasada thekson se nga dita e sotme Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit.

MESAZHI I AMBASADËS AMERIKANE

??️ | Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.


9 Comments

  1. Kush kishte merak se spak nuk do ngrihej sot u be realitet me kembenguljen amerikane,po likja e salihu si e lejuan kete spak qe e ka kapur rama,po lulzimja do e pershendese,ku do futen tani ato bir kurvash qe kane vrare kercenuar vjedhur kete popull

    1. ky eshte spaku me drejtor baba takun. Nje ere e re do fryje por ben tigri, gjiknur bisha, spirobaxhella, edrama dhe cdo horr rilindje do vazhdoje te vjedhi lirshem si me pare. Garantojme paprekshmerine e tahirit me kompani dhe denimin e salianjit per shpifje ne kurriz te trafikanteve. perpara nga vjedhja ne vjedhje.

    2. Faleminderit, “fanarit ndricues buze Atlantikut”, faleminderit, “demokracise Made in al-Cappone”, faleminderit, “aleatit strategjik” qe na solli 3000 terroriste iranian, qe desh te na ndihmonte me helmet e Assad-it, qe per 30-vite, na imponon me dhune; mafioze, hajdute, te korruptuar, regjime antishqiptare. A mundet qe te vije dikush ne pushtet, pa lejen e shba? A mundet qe dikush pa dhene prova ne shba, per sherbetor besnik dhe papatur dosje korrupsioni, hajnije, vjedhjeje, te marre pushtet ne Shqiperi? Vetem me te tilla funderina, mundet qe t’a mbani te skllaveruar kete popull, “o djep i qyteterimit” i ngritur mbi eshtrat e 70 milion indianeve te shfarosur. Kjo eshte shba “e drejtesise” qe ne me pak se 300 vite ekzistence, ka shkaktuar mbi 250 luftra, anembane globit. Rrofte shba, qe do te na sjelli drejtesi, por vetem per te fortin, gangsterin, me pare dhe me pushtet.

  2. Ne ty te respektojme dhe te perulemi oj Amerike , por nese mendon se keta qe u zgjodhen (dhe qe jane pjese e nje llumi te madh) do bejne drejtesi ne nuk jemi aq naiv sa ta besojme . Nese doni qe tju besojme , sillni nja 200 -300 oficere te FBI-se , atehere po qe do ju ngrime kapelen .

  3. Opaaaa…Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha….marksi do te ishte teper krenar

  4. Ej po si mer vetem me mos pranu realisht asnje faj evropa, e hengren intelktualet e vertet qe ja varin karin ne qaf mgjes drek dark.

  5. Faleminderit, “fanarit ndricues buze Atlantikut”, faleminderit, “demokracise Made in al-Cappone”, faleminderit, “aleatit strategjik” qe na solli 3000 terroriste iranian, qe desh te na ndihmonte me helmet e Assad-it, qe per 30-vite, na imponon me dhune; mafioze, hajdute, te korruptuar, regjime antishqiptare. A mundet qe te vije dikush ne pushtet, pa lejen e shba? A mundet qe dikush pa dhene prova ne shba, per sherbetor besnik dhe papatur dosje korrupsioni, hajnije, vjedhjeje, te marre pushtet ne Shqiperi? Vetem me te tilla funderina, mundet qe t’a mbani te skllaveruar kete popull, “o djep i qyteterimit” i ngritur mbi eshtrat e 70 milion indianeve te shfarosur. Kjo eshte shba “e drejtesise” qe ne me pak se 300 vite ekzistence, ka shkaktuar mbi 250 luftra, anembane globit. Rrofte shba, qe do te na sjelli drejtesi, por vetem per te fortin, gangsterin, me pare dhe me pushtet.

  6. Ligjet kane qene dhe me pare ashtu si dhe prokurorite dhe gjykatat. Kush i pengoi te hetonin apo denonin te korruptuarit dhe krimin e organizuar. Keta jane te njejtet qe kaneqene dhe me pare dhe kjo nuk ndryshon asgje, pamvaresisht si e quani SPAK apo KAK. Boll u tallet me ate popull se nuk eshte viti 90 kur ishin akoma te papare dhe te padale neper bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *