• |
ide | kryesore

SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, betohen sot tek Presidenti 8 prokurorët e Strukturës së Posaçme. KLP zgjedh kreun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tetë prokurorët e strukturës së posaçme, e njohur si SPAK, do të betohen sot para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidentit, do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Për shkak të shkrirjes së institucionit, prokurorët e mbetur u transferuan në institucionin e akuzës në kryeqytet.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, ditën e sotme, për 3 anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, që dhanë dje intervistat e tyre, KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni.


1 Comment

  1. Betohem perpara partise dhe shojeve te mi pioniere( kriminele) se gjithmone do te punoj e jetoj…… nuk e kujtoj pjesen tjeter. Po pune marksist leninistash amerikan e europiane duhet te jete. Fare e prishur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *