• |
ide | kryesore

Zgjidhet kreu i SPAK/ Zbuloni kush do të drejtojë strukturën kundër krimit e politikanëve të korruptuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arben Kraja është zgjedhur kreu i Prokurorisë Speciale. Votimi sapo është bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurori Kraja ka marrë gjashtë vota, kundrejt Altin Dumanit, i cili ishte dhe kundërshtari më i fortë, por që mori katër vota, ndërsa kandidati i tretë në garë, Edvin Kondili, ka marrë vetëm një votë, atë të kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.


5 Comments

  1. Pune te mbare! Mos harro qe vendi per te cilin po punon heronjtë e vertete i ka përgjithmonë! Kastrioti, Stafa, Fishta, Frasherllinjte, At Zef Pllumi….mendo per femijet e tu dhe vendon qe ato do jetojne neser!
    Zoti paste mëshirë per ne!

  2. E vetmja shpresë se me zgjedhjen e z.Kraja si kryetar i SPAK, se ai nuk do të jetë i ndërvarur nga mazhoranca socialiste, është fati se kryetari i KLP, Ibrahimi, një jurist që vjen nga katundi socialist , votoi kundër tij.
    E dëgjova zotërinë të zotohej gjatë prezantimit të objektivave nëse do të zgjidhej në këtë post, të zotohej se nuk do të pyeste për asnjë ndërhyrje politike në detyrën e tij e veç kësaj nuk do të lejonte asnjë nga vartësit e tij që të ndikohej nga politika.
    Nëse do ti besojmë asaj që thuhet se BKH do të kontrollohet nga monitorimi ndërkombëtar, e do të jetë z.Kraja ai që do të bëjë përzgjedhjen e tre prokurorëve , mbetet të shohim që në hetimet e para, se sa larg ndikimeve politike do të jetë drejtësia “e reformuar”.
    Deri atëhere më duket e parakohëshme të bëjmë parashikime subjektive, si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën politike.
    Z.Bushati është nxituar në duket që të fajësojë opozitën që paska miratuar krijimin më së fundi të SPAK, ndërkaq mua më duket pak si e dyshimtë që mazhoranca nuk ka dalë ta përshëndesë zgjedhjen në krye të SPAK, të z.Kraja.
    Gjithsesi, të presim sëpaku edhe nja dy muaj për të parë se cilët do të jene “klientët” e parë të SPAK-ut

  3. Mesa di eshte i perndjekur, por zyren e ka perdhos ama. Nuk po futem ne detaje se do kete kohe qe t’i dalin te palarat edhe ketij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *