• |
ide | kryesore

Kreu i SPAK nis zyrtarisht punën: Nuk është koha për llafe, ka shumë punë për të bërë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi Këshilli i Lartë të Prokurorisë zgjodhi Arben Krajën në krye të SPAK, ky i fundit është prezantuar si drejtues i këtij institucioni. Ka qenë kreu i KLP Gent Ibrahimi ai që prezantoi Krajën para anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Ibrahimi theksoi se nga sot nis një proces i ri në kuadër të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se tashmë SPAK është akronim i njohur që do të japë kontributin e tij.

“Është bukur që po përtojmë një stinë nisjesh, e inaugurimit. Sot bëjmë një mbyllje të procesit dhe hapim një tjetër. Sot mbyllet një derë, hapet një tjetër. Ne kemi ndjerë peshën e punës. Tashmë këto institucione janë të krijuara. Tashmë presim që dritat e skenës të zhvendosen atje ku duhet të jenë. Do të japim kontributin tonë për reformën në drejtësi. Jam i lumtur që gjatë një procesi të gjatë, transparent, kemi SPAK-un. SPAK është akronim që ndoshta dhe fëmijët e kanë mësuar. Jam optimist që ky akronim do të japë kontributin. Jam i lumtur që të prezantoj zotin Kraja në këtë detyrë. Falënderoj zonjën Prela për kontributin e saj. Tashmë gjithçka është në vendin e vet. Zoti Kraja është në krye të detyrës. Të gjithë mund të shkojnë të festojnë të qetë festat dhe të nisim nga puna vitin e ri.”, -tha Ibrahimi.

 

Ndërkohë, drejtuesi i SPAK në fjalën e tij të parë pas marrjes së kësaj detyre pohoi se në këtë institucion do të krijojë një skuadër të fortë, ndërsa shtoi se “nuk është koha për llafe, pasi ka shumë punë”.
Dy fjalë shkurt se nuk dua ta zgjas. Kemi shumë punë për të bërë. Falënderoj KLP për këtë proces transparent. Unë thash edhe dje, i falënderoj ata që votuan për mua dhe ata që votuan për kandidatët e tjerë. Do të bëjmë një skuadër të fortë dhe do ta drejtojë me kompetencë. Koha është për punë, nuk kemi shumë llafe. Dhe do fillojmë nga puna.”, pohoi drejtuesi i SPAK.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.


8 Comments

  1. POR, llafet dhe lladollogjia jane parim baze i Ridhjerjes qe RY te zgjodhi!
    Andaj, permbaju parimeve nese nuk do te besh autokritike te shendoshe

  2. Spak do hetoje e denoje komunistet e farefisin e tyre qe tashme jane shenderruar ne rilindas ,qe kan pervetesuar gjithçka ne shqiperi ?. Rilindasit bene reforme per te denuar veten ? Ky popull nje nder me injorantet e rruzullit toksor e hengri sapunim per djath pet 45 vjet dhe un s’kam piken e dyshimit qe do e ha prap,mjafton ti shohesh si i puthin doren nje te peshtiri si edi rama ,ketij populli si ka lene as nje lloj dinjiteti monizmi dh e nuk mud ta shorojne as klinikat me te specializuara te rrizullit toksor.

  3. Idiotesia profetike e Ibrahimit:” Ky akronim (SPAK) do jape kontributin”. E sakte ne fakt, se pervec akronimit asgje nuk ka ndryshuar. I vetmi kontribut i kesaj strukture deri tani dhe ne vazhdim eshte ndryshimi i emrit te se vjetres. Sa keq qe Europianet nuk kane te njejten shije si piktori per ndryshimet formale dhe do na lene ne kete zgeqe edhe per shume vite. Ka vetem nje ndryshim emri me rendesi thelbsore dhe jo formale: Ndryshimi i emrit te Kryeministrit. Eshte nder te paktat here ne keto 30 vjet qe ndryshimi i emrit te KM ka rendesi reale.

  4. Kryetari i KLP, Ibrahimi, na siguroi se SPAK-u do të punpjë po aq mire sa Prela, ish kryetarja e Prokurorisë së krimeve të rënda.
    Falenderimi që i bëri ai Prelës për “punën e mirë që ka kryer”, jo vetëm që ishte i pavend, sepse pikërisht se institucionet e deritashme të drejtësisë ishin cilësuar si të korruptuara, pa u bë edhe reforma në drejtësi e u krijua Prokuroria Speciale , SPAK, por venë në dyshim edhe te ardhmen e SPAK.
    Nëse Prela paskej punuar kaq mirë e që duheshka falenderuar, përse u zgjat kjo histori tre vjet e të mos ishte caktuar ajo që të krijonte e të drejtonte SPAK-un ?

  5. Moj kasolle ku na mblodhe.
    Rrotulloje si ta duash.
    Shqiperia nga vendi i parafundit ne bote tek i fundit dhe anasjelltas.

  6. ISH HETUES I DIKTATURES KOMUNISTE DO TE UDHEHEQE SPAK , KY HETUES KATIL QE KA MASAKRU DHE DENU QYTETARE SHKODRANE NE VITIN 90 KUR KOMUNIZMI PO U SHKERMOQTE PER TRADHETI NDAJ ATDHEUT TENTATIVE PER ARRATISJE KULMI , PO DHE IBRAHIMI ZAPTUES I PRONAVE TE PRONARVE SHTEPI BANIMI VAZHDON TE JJETOJE DHE PRONARI LEGJITIM POS VUAJTJEVE TE TMERRSHME NE KOMUNIZEM VAZHDON TALLJA DHE PERBUZJA NE POSTE KOMUNIZEM .dALGADALE PO RIKTHEHET DIKATURA .

  7. Ujku lëkurën e ndërron po zakonin s’e harron. …. O popull mos ushqeni iluzione te këto fytyra, asgjë s’ka ndryshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *