Mungonte vetëm zyrtarizimi, që tashmë mbërriti: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Everton, ish-tekniku i Napoli ka firmosur për katër vjet e gjysëm. Lajmin e ka bërë të ditur klubi liverpulas me një komunikatë për shtyp: “Everton është i lumtur të komunikojë se Carlo Ancelotti është menaxheri i ri. Një nga menaxherët më të suksesshëm në botën e futbollit, pasi ka fituar 20 trofe mes të cilëve kampionate në katër vende të ndryshme e Champions League tre herë, Ancelotti ka firmosur një akord për 4 vjet e gjysëm që do të zgjasë der në fund të sezonit 2023-24”.
Tekniku emilian, që ka ndjekur nga pranë ekipin në ndeshjen e fundit të drejtuar nga Duncan Ferguson, atë kundër Arsenal të debutuesit Arteta, në atë barazim në Goodison Park, do të takohet nesër me lojtarët. Kështu një pankinë e re, vetëm 11 ditë pas shkarkimit nga Napoli, por që do ta provojë për herë të parë vetëm në 26 dhjetor kundër Burnley.
ANCELOTTI: “JAM I LUMTUR”
Për Ancelotti, që do të ketë në staf edhe Duncan Ferguson, është eksperienca e dytë në Premier, pas Chelsea në sezonet 2009/11, duke i dhënë klubit londinez titullin kampion. Tani detyra është të ngrejë një skuadër që ndodhet e A 15° me 19 pikë, vetëm +4 nga zona e rënies. “Ky është një klub i madh me një histori të madhe e tifozë të apasionuar. Shoqëria kërkon të kthehet tek trofetë e sukseset, jam entuziast për prespektivën për të punuar këtu. Kam ndjekur skuadrën, puna e Duncan Ferguson ka qenë fantastike. Jam i lumtur që do të jetë me mua”, ka thënë Carletto si menaxher i Toffees.
Excited to share the news that I am joining Everton FC. I am delighted to be back in the Premier League and to be part of this historic club. Thank you for your trust in me. #WelcomeMrAncelotti #EFC #COYB pic.twitter.com/13yhM5iHnK
— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) December 21, 2019