• |
ide | kryesore

PD reagon për kreun e SPAK: Një ushtar i diktaturës nuk mundë jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike thyen heshtjen dhe flet për kreun e ri të SPAK, Arben Kraja. Përmes një deklarate, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thotë se dy prokurorët, Altin Dumani dhe Arben Kraja të sqarojnë pozicionin e tyre me akzuat që janë bërë publike. Ai i referohet këtu informacioneve të dala në media se Arben Kraja ka qenë hetues i kohës së diktaturës, ndërsa Altin Dumani u takua me kreun e komisionit të ligjeve, deputetin e PS-së, Ulsi Manja

Deklarata

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka komentuar procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të prokurorëve të SPAK, duke patur bindjen se integriteti i kësaj strukture duhet të ruhet në çdo rast. Edhe pse disa prej anëtarëve janë zgjedhje ekskluzive e Qeverisë dhe i kanë shërbyer Partisë Socialiste, ne zgjodhëm të japim mbështetje publike për të gjithë trupën, pa i paragjykuar, duke patur si objektiv strategjik ruajtjen e integritetit të SPAK-ut dhe moscënimin e besimit të publikut tek kjo strukturë, sepse përmes së cilës u është premtuar shqiptarëve lufta kundër krimit të organizuar dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare.

Por Partia Demokratike nuk mund të qendrojë indiferente ndaj 2 fakteve të rënda, të bëra publike nga media online, që venë në dyshim serioz integritetin e kësaj strukture! Një dokument i Korrikut 1990, i bërë viral ditën e djeshme, ka zbuluar se Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja, ka marrë pjesë në procese politike, duke i shërbyer regjimit diktatorial deri në grahmat e tij të fundit. Partia Demokratike ka bindjen se një ushtar i diktaturës më të egër në Europë, që dënon qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist”nuk mund të jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës. Përveçse një hetues i diktaturës, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, është propozuar nga PS si zëvendëskryetar i KLSH dhe ka punuar në Kryeministri për qeverinë e PS.

Fakti i dytë i rëndë, edhe ky i bërë publik nga media online, është takimi një ditë para votimit, i Prokurorit Altin Dumani me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Altin Dumani ishte një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e SPAK dhe ky takim, siç analizon me të drejtë media, për të marrë në KLP votat e kontrolluara nga njëri prej klaneve në Partinë Socialiste, vendos në pikëpyetje profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Minimalisht prokurori Dumani ka detyrimin t’i sqarojë opinionin publik motivin e takimit me Ulsi Manjën, një ditë përpara votimit në KLP.

Duke marrë shkas nga këto dy fakte të rënda, Partia Demokratike kërkon fuqimisht nga partnerët tanë SHBA dhe BE, që t’i përmbahen garancisë që i kanë dhënë popullit shqiptar për të siguruar pavarësinë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Çdo e dhënë që ul besimin e publikut tek SPAK nuk ndihmon në forcimin e integritetit dhe paanshmërisë së kësaj strukture.

Ruajtja e besimit të publikut është jetike për të garantuar suksesin e SPAK dhe për të bërë realitet pritshmërinë e publikut për të luftuar pandëshkueshmërinë në rradhët e zyrtarëve të lartë. Në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK. Drejtësia e re nuk mund të bëhet as me hetues të kohës së komunizmit dhe as me shërbëtor të rinj politik të partisë në pushtet. Partia Demokratike rikonfimon edhe njëherë mëbshtetjen e plotë për SPAK, duke besuar se me ngritjen e kësaj strukture Shqipëria ka një shans të ri dhe real, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë. Por që kjo të arrihet, duhet domosdoshmërisht që SPAK të pastrohet nga çdo hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve në përbërje të saj.

Pas ngritjes së SPAK në publik ka dalë një fakt, se kreu i kësaj strukture ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe ësthë publikuar një dokument nga Agron Tufa që mban firmën e Krajës. Ndërkohë dhe për anëtarin e SPAK, Altin Dumanin, i cili është fotografuar me Ulsi Manjën. Dumani dhe Manja janë takuar një ditë para se anëtarët e SPAK të merrnin detyrën.


14 Comments

  1. Lum selman i nenes çfar ti qash me par kryeministri ka gjithe diten qe Po godet kosoven me vuçic .lere burdelln qe na i pregatiti ulsiu e fatmiri. Reform rrumpal .mafiozer

  2. E cte keqe ka. Reformen e hartoi ish hetuesi i tmerrshem i diktatures, ligjet per implementimin e saje

    I miratoi ish ministri i brendshem i diktatures, e pse te mos jete edhe drejtuesi i SPAK nje hetues i

    diktatures.

    Mire do ishte qe te riparohen edhe burgjet e Spacit, Burrelit bile edhe kampi i cfarosjes ne

    Tepelene. Jo per gje por per te plotesuar mozaikun.

  3. PD-JA GJITHMONE E VONUAR DHE “PAS PILAFIT”

    sepse:

    SPAK-ut i u vu kapaku qe ne zanafille me dhenderin e “Mrikes” se Edvinit ne krye te KLP-se dhe me Lukunine e “Venusave” te Enverit be kete organizate famekeqe e drejtesise enveriste qe zgjodhi hetuuesin e Enverit ne krye te SAPK-ut qe i eshte vene kakapu qe ne zanafille. Kur intelektuali hodhi ne media alarmin me titull:

    “NE KRYE TE PROKURORISE RILINDJA VENDOSI NJEPINJOLL TE KRIMINELIT ARANIT CELA DHE NE KRYE TE SPAK-UT PO HEDHIN ME PARASHYTE NJE HETUES I ENVERIT!”

    Askush nga PD-ja e ngordhur e Lulzim Bashes nuk e hapi gojen dhe beri shurdhmemecin debil dhe dallkauk duke i lene dore te lire Rames te bente zgjedhjen e tij “de facto”, intelektuali publikoi nje material tjeter ne gazeten DITA me titullin:

    “NE TE GJITHA VENDET ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE HETUESAT E DIKTATURE JANE DENUAR NGA DREJTESIA ME DENIME NE VARESI TE KRIMEVE QE KANE KRYER, NE KETO VENDE TE NGJASHME ME SHQYPNINE NOMENKLATURA E DIKTATURES NUK MUND TE PUNOJE KURSESI NE ADMINISTRATEN SHTETERORE, FAMILJAREVE TE TYRE I U ESHTE NDALUAR TE BEJNE BIZNES ME FONDE PUBLIKE, SI KA MUNDESI TE ZGJIDHET NE KRYE TE SAPK-UT NJE HETUES GJAKATAR I ENVERIT?”

    Ne vend qe te gjente mbeshtetje nga media apo shoqeria civile intelektuali u anatemua me biografi dhe me liber shpie nga fanatiket dhe spiunet e Sigurimit dhe askush nga PD-ja e Lulit apo e Saliut qe perfaqeson opoziten antikomuniste nuk u kujtua te thonte nje fjale:

    SI KA MUNDESI QE NJE HETEUES I ENVERIT TE DREJTOJE SPAK-UN QE DO TE “PESHKOJE” PESHQIIT E MEDHENJ TE POLITIKES SONE KOMBETARE?

    Si ka mundesi qe nje vend qe kerkon te antarsohet ne BE te ngreje ne krye te Shtetit dhe Pushtetit kriminela, xhelate dhe hetues te Enverit?

  4. Reforme komuniste. Tani kan hallin se si te skualifikojne prokurorin brilant Hajdarmataj pasi kaolin me KPK. SE

  5. Ja doli Gazi gei i pd dhe shpellkaret neokomunist u sulen ne komente idiote,pd kishte komunista dhe na u bene shtetare president komunist,min i jashtem komunist,kryetar pd komunist,min multiresistenti komunist e spiun te pranuar dhe vete,kryetar gjykatash komunist dhe kane gjykuar ne ate kohe dhe u be kryetar gj se larte,kryetar shiku komunist gjakatar,shumica e deputeteve per 25 vjet komunista qe I kane sherbyer partise me pseudonime te ndryshme,penicilina bisturia ciftelia,lapsi etj etj etj prandaj cfare duan amerikanet do behet komunisti do i fus ne burg keto plehra qe kane vjedhur vrare kercenuar djegur kete komb per 25 vjet

    1. Domethene more i tredhur i kuq, ti per inat te PD te shkon mire edhe nje gjykates komunist! Vertet nuk keni as shtylle kurrizore, as bese, as respekt per veten ju zvarranike. Njihni vetem fjalen e partise dhe gati ne rresht. Rrace e tredhur jo-vertebroresh!

  6. Ulsiu e mbylli dosjen 184 ja komunikoi ramazanit dhe me foto tashti pritet dako Te ket takim me ndonje tjeter prekuror Te spakut

  7. Ushtarin e diktaturres e keni mes jush.E keni pasur liderin e partis dhe e keni prape. Ka qene prrsident i republikes dhe kryeminister. Tani tregone perralla qe ja postojnre “qytetaret dixhital”ne facebook deri sa ta arrestoj SPAK.

  8. O salihisti i vogli Al ti more i pjellur nga fare komunisti shpellkar mberrite ne tirone per nje jete me te mire por neokomunisti salih ju beri te jetonit duke bere not ne shurrtoret qe ndertoje,por e ka pasur mire ju nuk meritoni me shume,ke argument per neokomunistet qe te shkruaj,i vetmi jo komunist ka qene pjeter arbnori por ti mor pusht Al komunistet me vite te pd ty te pelqejne se i polli enveri ti gezosh gruan motren mamken si me te rejat qe isherbejne pd se sotme

  9. Idiotësia më e madhe e propogandave të enveristëve, është akuza se për krimet e diktaturës paskan qenë njëlloj fajtorë të gjithë antarët e Partisë së Punës.
    Shqipëria është një vend i vogël me më pak se 3 milion banorë.
    Pothuajse të gjithë shqiptarët që përbënin elitën intelektuale e nacionaliste, para ardhjes në pushtet të komunistëve, ose emigruan në vemdet perëndimore, ose u vranë apo vdiqën burgjeve.
    Edhe ata pak intelektualë antikomunistë që dolën të gjallë nga burgjet e diktaturës komuniste pas përmbysjes së saj, qëndrimi i gjatë në burgjet mizore, keqtrajtimi çnjerëzor e mosha e thyer, i kishin shkatëruar plotësisht fizikisht e sapo dolën nga burgjet, u larguan nga Shqipëria ose nuk patën mundësi shëndetësore që të meren me politikë.
    Të mos harojmë gjithashtu edhe se pothuajse të gjithë ish komandantët e ushtrisë Nac.Çl., funksionarë të lartë e antarë të Byrosë politike të KQ të PPSH, u arrestuan, burgosën e pushkatuan nga diktatori paranoiak e familjet e tyre u internuan.
    Të mos harojmë gjithashtu se të gjithë të burgosurit funksionarë të lartë të PPSH, edhe para togave të pushkatimit, por edhe në burgje deklaronin “të na rojë Enveri, të na rojë partia”, por edhe bijtë e tyre të persekutuar në burgje e internime, të edukuar që në djep me ideollogjinë komuniste, nuk hoqën dorë nga mendësia marksiste
    Shtoi kësaj panorame edhe faktin se edhe tek familjet e persekutuara antikomuniste, nga martesat e lidhjet krushqore , rrallë mund të gjeje një familje pa një komunist.
    Tashmë dihet që gjatë diktaturës enveriste, nga familjet e persekutuara antikomuniste, bitë e tyre e kishin të ndaluar që të vazhdonin shkollat e larta.
    Kishte raste të veçanta në rrethet e veriut, që bij fashatarësh e qytetarësh të keqtrajtuar nga regjimi, duke qenë nxënësit më të shkëlqyer në mësime, arrinin të mernin të drejtën e studimit në shkolla të larta, por asnjë prej tyre në fakultetin e drejtësisë apo në shkollat e policisë e të sigurimit.
    Pati nga këta studentë të shkëlqyer me bindje të fshehta antikomuniste, që për të siguruar një karierë në profesionin e tyre, u detyruan që të antarësoheshin në PP.
    Këto pra ishin arsyet që Shqipëria nuk pati në dekadën e fundit të diktaturës, asnjë disidencë opozitare të organizuar kundër komunistëve.
    Nëse në Shqipëri pra, pas përmbysjes së diktaturës enveriste, do të ndëshkoheshin të gjithë antarët e PP, e para e punës sot nuk do të kishim asnjë parti të majtë sepse të gjithë vinin nga PP.
    Pjesa më e madhe e intelektualëve si një pjesë e privilegjuar e regjimit, nuk duhej lejuar që të mereshin me politikë.
    Po atëhere kush do të qeveriste Shqipërinë me një sistem demokratik pluralist ?
    U pa që partitë e vjetra tradicionale nacionaliste si Legaliteti e Balli Kombëtar, ngaqë nuk kishin njeëz me arsim të lartë, dështuan dhe u përçanë.
    Partia demokratike që u formua nga studentët e pedagogët e tyre, ndonëse pati edhe intelektualë ish antarë të PP, që i flakën tej teserat e kësaj partie, në pjesën e saj dërmuese u mbështet nga familjet e persekutuara.
    E marë në përgjithësim, si të gjithë antarët e PP, po ashtu edhe i gjithë populli shqiptar që për 5 dekada votonte me 99.99% partinë e punës, duhet të fajësohen si “komunistë”.
    Por jo më i gjithë populli por as edhe të gjithë antarët e PP, nuk mund ti quash njëlloj përgjegjes për krimet e diktaturës..
    Përgjegjësinë më të madhe për ato krime, e patën strukturat më të larta të udhëheqjes së PP e ata juristë e oficerë sigurimi, që u treguan edhe më të zellshëm në krime se diktatori Enver.

  10. Një tjetër kategori e shoqërisë shqiptare që mund të fajësohet për krimet e diktaturës, janë një pjesë shumë e madhe e atyre që pa qenë antarë të PP, u rekrutuan nga sigurimi si spiunë. E kishte me ligj Sigurimi që si spiunë të mos rekrutonte asnjë antar të PP.
    Paradoksalisht, nën presionin e kërcënimit e deri detyrimit me dhunë, sigurimi rekrutoi si spiunë , jo pak njerëz të shtresës së persekutuar antikomuniste.
    E çfarë mund të bënte një i persekutuar i gjorë nën kërcënimin e oficerëve të sigurimit se nëse nuk do të bënin punë e spiunit, do të çfaroseshin familjarisht ?
    Ata pak që kuturisën të arratiseshin nga ky presion, ose hëngrën plumbin, ose u kalbën burgjeve e internimeve..
    Kjo pjesë e “spiunëve” për mendimin tim, më shumë duhen konsiderohen si viktima se sa fajtorë.
    Pati edhe një pjesë të madhe të shqiptarëve qe e bënë me zell punën e spiunëve e u korruptuan për një copë bukë.
    A nuk të kujton ky fenomen korrupsionin e sotëm kur shqiptarët e varfër shesin votën e tyre për pesë para ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *